Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Policia: Meta na ofendoi, e nxorëm me forcë nga makina dhe e futëm brenda

Editor by Editor
October 21, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Policia: Meta na ofendoi, e nxorëm me forcë nga makina dhe e futëm brenda
0
SHARES
206
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e shtetit ka reaguar pas arrestimit të Ilir Metës.

Por përse u nxor Meta me forcë? Policia sqaron se pasi iu komunikua vendimi i arrestimit Meta ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese në drejtim të përfaqësuesve të Policisë dhe Drejtësisë.

Video Player

Media error: Format(s) not supported or source(s) not foundDownload File: https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-21-at-14.32.46.mp4?_=1

00:00

00:00

Policia e Shtetit thekson se përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga kundërshtimi me forcë prej tij

“Me detyrimin ndaj opinionit publik lidhur me mënyrën e shoqërimit të shtetasit I.M., sqarojmë se:

Policia e Shtetit ka marrë për ekzekutim  vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), me kërkesë të Prokurorisë së  Posaçme për arrestimin e shtetasit I.M, 55 vjeç. Për zbatimin e këtij vendimi Policia e Shtetit ka marrë masa operacionale, sipas procedurave të parashikuara nga Rregullorja.

Rreth orës 13:15 minuta Policia e Shtetit ka marrë informacion dhe më pas ka konstatuar se në vendin e quajtur ‘Kthesa e Kamzës’, në zonën e Laprakës, shtetasi I.M po udhëtonte me një automjet në drejtim të Tiranës.

Në këtë moment është bërë ndalimi i automjetit dhe  drejtuesi i grupit operacional i ka komunikuar shtetasit I.M,  vendimin e gjykatës për masën e sigurisë “Arrest në burg”  dhe i ka kërkuar të zbresë nga automjeti.

Shtetasi I.M. ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese në drejtim të përfaqësuesve të Policisë dhe Drejtësisë.

Bazuar në procedurën e parashikuar nga Rregullorja, ai është nxjerrë nga automjeti dhe shoqëruar forcërisht.

Policia e Shtetit nënvizon se përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga kundërshtimi me forcë prej tij,  për zbatimin e vendimit të gjykatës që iu komunikua nga punonjësit e Policisë” njofton policia.

Previous Post

Avokati Gjokutaj: Monika Kryemadhi me të njëjtat akuza si Meta, korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash në bashkëpunim

Next Post

LIVE-Tre mandate janë shumë? Rama: Ka parti 50 vite në pushtet…

Next Post
LIVE-Tre mandate janë shumë? Rama: Ka parti 50 vite në pushtet…

LIVE-Tre mandate janë shumë? Rama: Ka parti 50 vite në pushtet…

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al