Në kuadër të sigurisë në rrugë, policia e Fierit është treguar dorë hekurt me shoferët e pabindur.
Gjatë javës që lamë pas policia ka vënë në pranga 15 persona dhe ka hequr 88 patenta.
Gjithashtu policisë si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera,ka vendosur dhjetëra masa andministrative për shkeljet që ka konstatuar në rrugë.
Njoftimi i plotë:
Drejtojnë mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, arrestohen në flagrancë 15 shtetas.
Në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, nisur nga fakti që kohët e fundit në aksidente rrugore janë përfshirë motomjete, Policia ka organizuar kontrolle të përqendruara në rrugët urbane dhe interurbane, si dhe në rrugët rurale, për motomjetet dhe mjetet në përgjithësi, për pajisjen me dokumentacionin përkatës.
Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 15 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gjithashtu, janë pezulluar 88 leje drejtimi, nga të cilat 6 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 82 për tejkalim të normave të shpejtësisë.
Janë vendosur 2121 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:
- 905 masa për tejkalim shpejtësie;
- 235 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
- 11 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkolit.
- 21 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
- 153 masa për përdorimin e aparatit celular;
- 322 masa për parakalime të gabuara;
- 143 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
- 336 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë me qëlimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.
Policia Rrugore e Fierit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.