Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

“Policia”/ Identifikohet ‘shtëpia e barit’ në Sarandë, arrestohet 30-vjeçari, procedohen 4 punonjës të OSHEE.

timoni.al by timoni.al
January 12, 2026
in Lajmi Fundit
0
“Policia”/ Identifikohet ‘shtëpia e barit’ në Sarandë, arrestohet 30-vjeçari, procedohen 4 punonjës të OSHEE.
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

DVP Vlorë ka finalizuar operacionin policor “Green flat”, duke zbuluar dhe goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura në Sarandë. Gjatë operacionit, janë sekuestruar 260 bimë narkotike, 26.6 kg lëndë narkotike kanabis, dhe pajisje elektrike të përdorura për kultivim dhe përpunim me qëllim shitjen.

Një 30-vjeçar, identifikuar si E. P., u arrestua në flagrancë brenda apartamentit që ai kishte përshtatur për këtë aktivitet të paligjshëm. Po ashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, M. Q., 26 vjeç. Gjatë hetimeve është identifikuar se pajisjet e përdorura në kultivim ishin të lidhura me një furnizim të paligjshëm të energjisë elektrike.

Operacioni u realizua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë dhe Komisariati i Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. Hetimet u bazuan në informacione të marra nga inteligjenca informative, si dhe verifikime të tjera në terren.

Njëherësh, janë proceduar penalisht katër punonjës të OSHEE Sarandë për shpërdorim detyre. Të proceduarit janë H. A., 54 vjeç, H. C., 34 vjeç, E. P., 47 vjeç, dhe F. H., 32 vjeç.

Materialet e sekuestruara përfshijnë përveç lëndëve narkotike dhe bimëve të kultivuara, 70 llamba elektrike me reflektorë, 70 siguresa elektrike, si dhe pajisje të tjera të nevojshme për veprimtari kriminale. Po ashtu, është sekuestruar një automjet dhe tre celularë.

Policia vazhdon punën për kapjen e M. Q. dhe identifikimin e individëve të tjerë që mund të jenë të involvuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Aksident fatal në Tiranë, një këmbësor humb jetën, shoferi arrestohet.

Next Post

Konferenca “Cilësia e Drejtësisë”: Gonzato thekson nevojën për uljen e numrit të dosjeve, Shqipëria duhet të adaptohet me rregullat e BE-së.

Next Post
Konferenca "Cilësia e Drejtësisë": Gonzato thekson nevojën për uljen e numrit të dosjeve, Shqipëria duhet të adaptohet me rregullat e BE-së.

Konferenca "Cilësia e Drejtësisë": Gonzato thekson nevojën për uljen e numrit të dosjeve, Shqipëria duhet të adaptohet me rregullat e BE-së.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al