Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Policia e Shtetit reagon ndaj protestës së studentëve

timoni.al by timoni.al
October 13, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Policia e Shtetit reagon ndaj protestës së studentëve
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit reagoi pas tensioneve dhe akteve të dhunës gjatë protestës mesditën e sotme pranë godinës së Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar, përpara tubimit ishte hartuar një plan masash në zbatim të ligjit dhe procedurave standarde për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Gjatë zhvillimit të tubimit, një grup pjesëmarrësish kreu veprime të dhunshme, duke dëmtuar rrethimin e jashtëm, portën hyrëse dhe më pas xhamat e fasadën e godinës me pllaka guri dhe sende të forta.

Policia thotë se pjesëmarrësit nuk u bindën ndaj thirrjeve për të ndalur sulmin dhe për të dalë nga oborri. Punonjësit e Policisë i bënë sërish thirrje personave të dhunshëm të ndalonin sulmin, por ata vazhduan të godasin me molotovë, kapsolla, gurë dhe sende të forta. Si pasojë e sulmit nga persona të maskuar, u lënduan gjashtë punonjës të Policisë së Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe një shtetase, gazetare; të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në përputhje me ligjet në fuqi dhe procedurat standarde të punës, strukturat e Policisë ndërhynë në mënyrë proporcionale për neutralizimin e autorëve dhe rivendosjen e rendit. Njëkohësisht, 23 persona u shoqëruan për veprime të mëtejshme procedurale. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë nisur veprimet hetimore dhe procedurale për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë personave të përfshirë në veprime të paligjshme gjatë tubimit.

Policia thekson angazhimin e saj për të garantuar ushtrimin e së drejtës kushtetuese për tubim paqësor dhe fton pjesëmarrësit që të mos bëhen pjesë e veprimeve kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, duke vënë në dukje se do të përballen me pasojat penale që parashikon ligji.

Previous Post

Peshëngritje: Samuel Rrasa fiton bronzin në Evropianin e të rinjve dhe U23

Next Post

Pas incidenteve në protestë, Policia: 23 të shoqëruar, 6 efektivë dhe 1 gazetare të lënduar; identifikohen të përfshirët

Next Post
Policia e Shtetit reagon ndaj protestës së studentëve

Pas incidenteve në protestë, Policia: 23 të shoqëruar, 6 efektivë dhe 1 gazetare të lënduar; identifikohen të përfshirët

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al