Monday, July 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Polemikat për çështjen ruse, Andrea Pirlo thyen heshtjen: Lidhjet e mia me Rusinë janë vetëm profesionale

timoni.al by timoni.al
July 27, 2026
in Lajmi Fundit
0
Polemikat për çështjen ruse, Andrea Pirlo thyen heshtjen: Lidhjet e mia me Rusinë janë vetëm profesionale
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Andrea Pirlo ka reaguar pas polemikave në Itali rreth lidhjeve të tij me Rusinë, duke sqaruar se bashkëpunimi me kompaninë ruse të basteve Fonbet është ekskluzivisht profesional dhe pa prapavijë politike. Debati nisi pas publikimit se Pirlo është ambasador i Fonbet, kompani ku aksionar është Sergey Lomakin, i cili është edhe president i klubit United FC në Dubai, ku Pirlo punon aktualisht. Çështja nxiti reagime në politikën italiane dhe, sipas mediave, ndikoi në diskutimet për emërimin e tij si trajner i Kombëtares së Italisë.

Pas disa ditësh heshtjeje, Pirlo publikoi në rrjetet sociale një reagim të gjatë, në të cilin hodhi poshtë çdo interpretim politik të bashkëpunimit të tij. Ai tha se gjatë gjithë karrierës, si futbollist e si trajner, ka vepruar në respekt të ligjeve dhe të kontratave që ka nënshkruar. Sipas tij, bashkëpunimi me Fonbet lindi në kuadër të rrugëtimit të tij profesional në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe është i natyrës tregtare dhe sportive. Të i atribuohet këtij bashkëpunimi një kuptim politik, vijoi ai, do të ishte t’i atribuohej bindje që nuk i ka shprehur kurrë dhe që nuk i përkasin.

Në fund të deklaratës, Pirlo falënderoi Paolo Maldinin dhe Leonardon për mbështetjen e tyre dhe shprehu keqardhje që një zgjedhje me karakter sportiv u kthye në një debat publik. Ai theksoi se dashuria e tij për Italinë nuk varet nga një detyrë, por është pjesë e historisë dhe identitetit të tij dhe do ta shoqërojë gjithmonë.

Deklarata e Pirlos vjen ndërsa e ardhmja e tij në garën për stolin e Kombëtares italiane mbetet e paqartë dhe polemikat lidhur me rolin e tij si ambasador i Fonbet vazhdojnë të jenë në qendër të debatit publik në Itali.

Previous Post

Pse Evropa po digjet këtë verë: temperaturat ekstreme dhe thatësira po ushqejnë zjarret

Next Post

Zjarr masiv në hyrje të Ksamilit, orët e para të mëngjesit; flakët mbërrijnë pranë një resorti (Video)

Next Post
Zjarr masiv në hyrje të Ksamilit, orët e para të mëngjesit; flakët mbërrijnë pranë një resorti (Video)

Zjarr masiv në hyrje të Ksamilit, orët e para të mëngjesit; flakët mbërrijnë pranë një resorti (Video)

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al