Sekuestrohen 250 mijë Euro në portin e Durrësit. Një person është arrestuar në Pikën Kufitare. I arrestuari është Muhamet Hoxha, shoferi i autobusit ku u gjet shuma e eurove që tentoheshin që të futeshin fshehurazi. Arrestimi është kryer mbrëmjen e së premtes.

