Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Po shkatërrohet Tirana!”/ Urbanisti: Ndërtimi i pakontrolluar, një gabim në kufijtë e krimit

Editor by Editor
June 26, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Po shkatërrohet Tirana!”/ Urbanisti: Ndërtimi i pakontrolluar, një gabim në kufijtë e krimit
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Urbanisti Gent Kaprata ka folur me tone kritike ndaj mbledhjes së fundit të kryeministrit me arkitektë të huaj, duke e quajtur një përsëritje të një skenari të vjetër dhe pa rezultat konkret.

Kaprata soli në vëmendje një takim të ngjashëm të zhvilluar para 12 vitesh, në fillim të mandatit të parë të Edi Ramës, ku, sipas tij, diskutimet për çështje të rëndësishme si ‘Piramida’, prodhuan konkluzione të papërgjegjshme, përfshirë edhe idenë që ajo do të ‘përmirësohej’ duke lejuar njerëzit të rrëshqisnin nga maja.

Kaprata theksoi se problemi nuk qëndron te arkitektët e huaj, por te mënyra si po shkatërrohet qyteti nga vendimmarrje të gabuara, që anashkalojnë rolin e urbanistit, figurë kyçe që duhet të përcaktojë drejtimin e zhvillimit hapësinor para se të vijë projekti arkitektonik.

“Mbledhja e kryeministrit me arkitektët nuk është se ishte ndonjë gjë e re, e ka bërë edhe para 12 vjetësh, 2 javët e para që erdhi në pushtet. Ka bërë një mbledhje të ngjashme dhe ka folur mbi çështje të rëndësishme si Piramida dhe objekte të tjera, ku këta arkitektë por edhe të tjerë erdhën me përfundimin shkencor që Piramida përmirësohet duke i lënë njerëzit të rrëshkasin nga lart poshtë. Kjo ishte një nga konkluzionet e rëndësishme të mbledhjes para 12 vjetësh.

Tirana është kështu siç është, nuk është se na e kanë fajin arkitektët e huaj megjithëse ka arkitektë e jo vetëm që e trajtojnë si të pamoralshme në gjuhën shkencore, faktin që arkitektët punojnë jashtë kuptimit të tyre.

E them këtë sepse të jeni shumë i sigurt që edhe arkitekti më i paaftë në botë e kupton që ka një rol para tij që është urbanisti që e sheh problematikën nga një pamje më makro dhe del në përfundimin nëse duhet ndërtuar dhe pak a shumë çfarë duhet ndërtuar.

Pastaj vjen arkitekti dhe jep projektin e tij gjithmonë i kornizuar gjithmonë i kushtëzimet që i ka dhënë urbanisti. Në këtë kuptim unë jam i bindur që arkitektët që janë të rëndësishëm në botë e dinë që po bëjnë një gabim ose Shqipëria po bën një gabim të madh duke e shkatërruar përfundimisht Tiranën që ka qenë, ajo pjesë e Tiranës që ne e kemi trashëguar që nga koha e socializmit, por në të njëjtën kohë të gjithë po e kuptojnë që ne po prishim edhe territoret periferike.

Në këtë drejtim, është një gabim në kufijtë e krimit. Është shumë e qartë sipas meje, që një sërë mafiesh si shqiptare dhe të huaja, si të sektorit privat por edhe publik që konkurojnë për ti blerë këto ndërtesa në mënyrë që të magazinojnë paratë që i kanë të paligjshme, të cilat nuk i çojnë dot në bankë apo ti justifikojnë këto“, tha  Kaprata per Syri tv

Previous Post

FOTO/ Rama kthehet në Kuvend pas disa muajsh mungese, merr pjesë në votimet e projektligjeve

Next Post

Numërohen mbi 1 mijë kuti në Tiranë, ja si ndryshon rezultati i 11 majit për PD-në dhe PS-në

Next Post
Numërohen mbi 1 mijë kuti në Tiranë, ja si ndryshon rezultati i 11 majit për PD-në dhe PS-në

Numërohen mbi 1 mijë kuti në Tiranë, ja si ndryshon rezultati i 11 majit për PD-në dhe PS-në

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al