Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Po më presin në SHBA’/ Gënjeshtra e radhës e Lulzim Bashës

Editor by Editor
October 4, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
‘Po më presin në SHBA’/ Gënjeshtra e radhës e Lulzim Bashës
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Para disa muajsh, për Lulzim Bashën dhe atë grusht njerëzish pranë tij, Amerika ishte ‘gogoli’ me të cilin duhej të frikësonin të gjithë ata demokratë, duke nisur që nga deputetët deri në bazë.

Ishte koha kur Jorida Tabaku i kërcënonte delegatët gjatë mbledhjes së firmave për Kuvendin e jashtëzakonshëm në emër të Yuri Kim, duke u thënë se nuk do marrin.

Muajt rrodhën shpejt dhe demokratët e bënë zgjedhjen e tyre. Kuvendet, votimet dhe një seri zgjedhjesh provuan se ata janë të vendosur për të çuar përpara parimet dhe vlerat.

Pikërisht në kohën kur demokratët kanë miratuar rregulloren për primaret dhe kanë nisur punën për zgjedhjet vendore të vitit që vjen, në skenën e disa portaleve është shfaqur sërish Lulzim Basha. Edhe këtë herë, Amerika është karta që vazhdon të tundë përpara atyre pak njerëzve që i shkojnë në kafene.

Mësohet se në dy takimet e fundit në kafe, Basha u ka deklaruar se do të ketë një vizitë shumë të rëndësishme në SHBA. Pa dhënë shumë detaje, ai nuk i ka sqaruar më tej.

Por historia e ‘vizitës’ së famshme të Bashës në SHBA ka marrë tjetër rrjedhë prej kohësh. Edhe kur një zyrtar i SHBA pati deklaruar se Basha do të shkojë së shpejti në Uashington, vizita nuk u bë realitet.

Ajo që dihej nga pak njerëz, u mësua nga të gjithë shqiptarët kur mediat më të mëdha ndërkombëtare publikuan raportin e lobimit rus, ku spikaste rasti i Lulzim Bashës.

Paralajmërimi i bërë në atë kohë se Lulzim Basha ka kthyer në rrugë, pasi po të shkonte në SHBA, e prisnin prangat sepse ka lobuar me financime ruse, ishte ‘damka’ mbi kurrizin e tij.

Asgjë nuk ka ndryshuar, madje tonet e SHBA në këtë drejtim janë përforcuar. Së fundmi ishte senatorja amerikane, Jeanne Shaheen që tha se Uashingtoni është shumë i shqetësuar për financimet ruse.

Pasi e përdorën për interesat e tyre, Yuri Kim dhe Gabriel Escobar e ‘flakën’ Lulzim Bashën. Tani kjo historia e ‘vizitës’ së tij në SHBA duket akoma më qesharake. Ajo nuk karikon dot as ata persona që numërohen me gishta dhe që i shkojnë nga pas.

‘Vizita’ e tij në SHBA do kishte vetëm një rezultat: vënien para drejtësisë amerikane.

Previous Post

Del foto/ Ky është Nertil Buzi që u mor peng nga 7 shqiptar që kërkonin 400 mijë pound. E torturonin dhe i dërgonin foto familjarëve

Next Post

“Skifterët” gati për të grabitur në Kamëz, policia u pret “vrullin”, dy të rinjve u gjendet armë dhe veshje në makinë

Next Post
“Skifterët” gati për të grabitur në Kamëz, policia u pret “vrullin”, dy të rinjve u gjendet armë dhe veshje në makinë

“Skifterët” gati për të grabitur në Kamëz, policia u pret “vrullin”, dy të rinjve u gjendet armë dhe veshje në makinë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al