Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Po hedhin asfalt elektoral në kundërshtim me ligjin një muaj para zgjedhjeve”, PD kallëzon në SPAK kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sako

Editor by Editor
April 5, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Po hedhin asfalt elektoral në kundërshtim me ligjin një muaj para zgjedhjeve”, PD kallëzon në SPAK kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sako
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

DURRËS- Partia Demokratike përmes një video ka denoncuar shtrimin e rrugëve në qytetin e Durrësit një muaj para zgjedhjeve të 11 majit. PD më tej ka bërë me dije se ka kallëzuar në SPAK kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sako ndërsa theksojnë se me udhër të saj po hidhet asfalt elektoral në kundërshtim me ligjin në zonën mes Durrësit të ri dhe Shkozetit.

Sipas tyre skenari është i njëjtë me atë që përdorte Banda 5D në Tiranë. PD shprehet se së bashku me Drejtuesin Fushatës, Avenir Peka, do të bëjnë kallëzim në SPAK për Sakon e cila sipas Manualit Dako-5D po mbush me asfalt elektoral zonën e Durrësit të Ri, Shkozetit, Spitallës dhe Hamallajt.

“Asfalti elektoral i standardit Dako-5D, PD çon në SPAK Emirjana Sakon! Ndonëse drejtojnë Bashkinë e Durrësit që prej vitit 2000, socialistët nuk heqin dorë nga asfalti elektoral dhe investimet elektorale provizore në rajonet e reja të qytetit.

Në zonën mes Durrësit të ri dhe Shkozetit, makineritë e Bashkisë Durrës me urdhër të Emirjana Sakos, po hedhin asfalt elektoral në kundërshtim me ligjin vetëm një muaj para zgjedhjeve të 11 Majit. Pamjet nuk kanë nevojë për koment dhe skenari është i njëjtë me atë që përdorte Banda 5D në Tiranë.

Në cilësinë e kandidates për deputete, së bashku me Drejtuesin Fushatës, Avenir Peka, do të bëjmë kallëzim në SPAK për Kryetaren e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, e cila sipas Manualit Dako-5D po mbush me asfalt elektoral zonën e Durrësit të Ri, Shkozetit, Spitallës dhe Hamallajt.

Zonja Sako që ka fyer dhe përçmuar komunitetin e të ardhurve në Durrës duhet të përgjigjet për aferat e saj në SPAK. Ajo para se të emërohej në krye të Bashkisë Durrës, ka qënë nënkrytere e Dakos dhe Drejtoreshe e Shërbimeve Publike në Bashki, pra përgjegjëse direkte për infrastrukturën në zonë.

Rrugët me asfalt elektoral, pa standarde, pa kanalizime e pa ndriçim, kanë përgjegjës dhe përgjegjësi do përgjigjet para ligjit. Koha kur qytetarët nuk kishin zë dhe diskriminimit në investime për bindje partiake ka mbaruar dhe pas 11 Majit qytetarët e Durrësit të ri, Shkozetit, Arapajt, Hamallajt, Shkozetit, Sektorit Rinia dhe mbarë Durrësit do përfaqësohen denjësisht,” shprehen ata.

Previous Post

U arrestua me pistoletë me vete, GJKKO lë pas hekurave ish-efektivin e RENEA-s të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal! Altin Morina, bashkëpunëtor i Durim Bamit

Next Post

Përplasja SHBA-Kinë, Trump urdhëron funksionimin e TikTok edhe për 75 ditë

Next Post
Përplasja SHBA-Kinë, Trump urdhëron funksionimin e TikTok edhe për 75 ditë

Përplasja SHBA-Kinë, Trump urdhëron funksionimin e TikTok edhe për 75 ditë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al