Thursday, August 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Playoff-i i Europa League: Egnatia dhe Lillestrom barazojnë, vendimi në Norvegji

timoni.al by timoni.al
August 20, 2026
in KRYESORE
0
Playoff-i i Europa League: Egnatia dhe Lillestrom barazojnë, vendimi në Norvegji
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk pati fitues në sfidën e parë të playoff-it të Europa League mes Egnatias dhe Lillestrom; në Arena Egnatia ndeshja përfundoi 0-0 dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave në Norvegji. Skuadra rrogozhinase pati disa shanse për shënim, por nuk arriti të gjejë rrjetën.

Ndeshja nisi me një gol të shënuar nga norvegjezët, kur Gabrielsen dërgoi topin në rrjetë në minutën e 5 pas një goditjeje dënimi, por goli u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje. Pas minutave të para të vështira për Egnatian, vendasit filluan të riktheheshin dhe të krijonin raste ndaj portës së Lillestrom.

Adjesa dha sinjalin e parë për rrezik, me një gjuajtje që u ndal nga portieri, ndërsa pak më vonë ai rrezikoi përsëri. Albanese pati gjithashtu një mundësi gjatë pjesës së parë, por asnjë nga këto iniciativa nuk solli ndryshim rezultati dhe pjesa mbyllte e barabartë 0-0.

Në fraksionin e dytë, Egnatia pati përsëri rastet e saj për të kaluar në avantazh: Albanese provoi sërish, ndërsa rasti më i pastër i ndeshjes iu dha Grudës, i cili goditi traversën dhe nuk pati fatin të shënonte. Në minutën e 73, Lillestrom u afrua fort te rrjeta dhe pati një rast të pastër, por Va, përballë portës së zbrazët, nuk mundi ta dërgonte topin brenda. Këto momente mbetën vendimtare dhe rezultati 0-0 qëndroi deri në fund.

Me këtë barazim në aktin e parë, dy skuadrat shkojnë në Norvegji me gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, ku do të përcaktohet se cili ekip do të vazhdojë më tej në kompeticion.

Previous Post

Frikë në Perunë jugore, regjistrohet tërmet me magnitudë 7.2 i shkallës Richter

Next Post

Kushdo që e viziton vdes, Mark Zuckerberg sfidon legjendën dhe bleu kështjellë 35 milionë dollarë në Irlandë

Next Post
Kushdo që e viziton vdes, Mark Zuckerberg sfidon legjendën dhe bleu kështjellë 35 milionë dollarë në Irlandë

Kushdo që e viziton vdes, Mark Zuckerberg sfidon legjendën dhe bleu kështjellë 35 milionë dollarë në Irlandë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al