Thursday, July 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Plani i rritjes për Ballkanin: Përfundon afati i reformave, nis vlerësimi për fondet

timoni.al by timoni.al
July 2, 2026
in Lajmi Fundit
0
Plani i rritjes për Ballkanin: Përfundon afati i reformave, nis vlerësimi për fondet
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Afati i katërt për zbatimin e reformave sipas Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor përfundoi më 30 qershor; përfituesit tani kanë kohë deri më 15 korrik për të dorëzuar raportet mbi progresin. Pas shqyrtimit të raporteve, Komisioni Europian (KE) do të vlerësojë nëse reformat janë zbatuar dhe do të vendosë për disbursimin e fondeve për secilin vend. Zëdhënësi i KE, Guillaume Mercier, theksoi se fondet e Planit të Rritjes ndahet vetëm pas zbatimit të plotë të reformave: “Instrumenti për Reforma dhe Rritje bazohet në performancë dhe fondet paguhen vetëm kur reformat zbatohen plotësisht”. Sipas KE, rezultatet fillestare janë inkurajuese: 78% e reformave të raportuara në tri ciklet e para kanë shënuar përparim ose janë përmbushur plotësisht, ndërsa 22% mbeten të bllokuara.

Komisioni rikujton se fondet e Planit të Rritjes janë të kufizuara në kohë. Nëse një vend nuk përmbush reformat e parashikuara, fondet mund të mbahen pezull dhe më pas të rishpërndahen tek vendet që tregojnë rezultate më të mira. Sipas rregullave të mekanizmit, përfituesit kanë një vit kohë për të përmbushur detyrimet para se fondet të ridrejtohen.

Nga të dhënat e KE, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë më shumë përparim. Shqipëria ka zbatuar 33 hapa reformues dhe ka marrë mbi 212 milionë euro deri tani; në total mund të përfitojë 922 milionë euro. Mali i Zi ka realizuar 32 reforma dhe ka marrë rreth 90 milionë euro. Maqedonia e Veriut ka përmbushur 22 reforma dhe ka përfituar mbi 142 milionë euro. Kosova ende nuk ka përmbushur asnjë hap reformues dhe deri tani ka marrë vetëm fondet e parafinancimit, rreth 61 milionë euro. Bosnje e Hercegovina nuk ka përfituar asnjë pagesë nga Plani i Rritjes dhe vitin e kaluar humbi 108 milionë euro për shkak të vonesave në dorëzimin e Agjendës së Reformave.

Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor ka një buxhet prej 6 miliardë eurosh për periudhën 2024–2027: 2 miliardë euro në formë grantesh dhe 4 miliardë euro kredi me kushte të favorshme. Shpërndarja e fondeve sipas përcaktimit është: Serbia 1.5 miliardë euro; Bosnje e Hercegovina 976 milionë; Shqipëria 922 milionë; Kosova 882 milionë; Maqedonia e Veriut 750 milionë; Mali i Zi 383 milionë.

Previous Post

Presidenti i Kepit të Gjelbër premton fanellën me numrin 10 si dhuratë për Messin

Next Post

LAJMI I FUNDIT/ Protestat para Kuvendit, Edi Rama reagon sërish

Next Post
Protesta, luftë mes Shqipërisë në BE dhe korbave e sorrave; Rama: Lëpijnë e helmojnë çdo qytetar të ndershëm

LAJMI I FUNDIT/ Protestat para Kuvendit, Edi Rama reagon sërish

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al