Saturday, May 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Plani “Day-after”/ Muaj të tëra pune me Kushner, Tony Blair gati strategjinë për rindërtimin e Gazës pas luftës 

Editor by Editor
August 29, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Plani “Day-after”/ Muaj të tëra pune me Kushner, Tony Blair gati strategjinë për rindërtimin e Gazës pas luftës 
0
SHARES
25
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Ish-kryeministri britanik, Tony Blair të mërkurën e 27 gushtit ka vizituar Shtëpinë e Bardhë ndërsa gjatë këtij takimi i ka prezantuar presidentit amerikan, Donald Trumpin planin për Gazën e pasluftës. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe dhëndri i presidentit amerikan, Jared Kushner.

Plani i quajtur “Dita pas” përfshin një strategji për të rindërtuar enklavën e shkatërruar pas konfliktit dhe ide se si mund të qeveriset pa përfshirjen e Hamasit. Blair dhe Kushner kanë punuar për muaj të tërë mbi planet për të ardhmen e territorit palestinez, të cilin Trump më parë e ka sugjeruar se mund të transformohet në “rivierën e Lindjes së Mesme”.

Në shkurt, presidenti amerikan bëri me dije mundësinë e marrjes së një “pozicioni pronësie afatgjatë” mbi Gazën. Ai propozoi zhvendosjen e popullsisë civile, e cila arrinte në më shumë se dy milionë njerëz para luftës aktuale.

Trump gjithashtu ndau një video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale që përshkruante Rripin e Gazës si një vendpushim luksoz plazhi, të quajtur “Trump Gaza” me rrokaqiej, hotele madhështore dhe një statujë të artë gjigante të vetes.

Financial Times raportoi në korrik se stafi në fondacionin e Blair, Instituti Tony Blair, kishte marrë pjesë gjithashtu në një projekt të udhëhequr nga Boston Consulting Group që parashikonte plane për ta rikthyer Gazën në një qendër tregtare rajonale pas luftës. Instituti Tony Blair ka këmbëngulur se stafi i tij nuk ka hartuar, zhvilluar ose miratuar kurrë ndonjë propozim që do të përfshinte zhvendosjen e banorëve të Gazës. As Shtëpia e Bardhë, as Blair dhe as Kushner nuk kanë publikuar asnjë detaj se çfarë është diskutuar.

Previous Post

Pesë tregues që paralajmërojnë se po shembet pushteti i Vuçiç

Next Post

Jagellonia, ekipi “antishqiptar” që përjashtoi Dinamon! Sulmuesi grek na quan Serbë.

Next Post
Jagellonia, ekipi "antishqiptar" që përjashtoi Dinamon! Sulmuesi grek na quan Serbë.

Jagellonia, ekipi "antishqiptar" që përjashtoi Dinamon! Sulmuesi grek na quan Serbë.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al