Një person rreth 50 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri ditën e sotme në zonën e Vollgës në Durrës. Sipas korrespondentes së Top Channel, Vali Qyrfyçi, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 dhe i plagosuri dyshohet se ka marrë një plumb në dorë. Ai u transportua me ambulancë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po merr trajtimin mjekësor. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe rrethanat e plagosjes. Për momentin nuk ka të dhëna të tjera mbi autorin apo motivin e ngjarjes; dyshohet për një konflikt çasti. Source: Top Channel.

