Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Plagosja e efektivit në Tiranë: policia zbardh si dy vëllezër tentuan të ekzekutonin 31-vjeçarin jashtë banesës

timoni.al by timoni.al
May 18, 2026
in AKTUALITET
0
Autori i plagosjes me armë zjarri në Tiranë mbrëmë është identifikuar dhe shpallet në kërkim.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në mesnatë në Shkozë u zhvilluan veprime hetimore pas të shtënave me armë zjarri pranë banesës së një 31-vjeçari. Specialistët e Hetimit të Krimeve të Rënda, në drejtim të Prokurorisë së Tiranës, identifikuan dhe shpallën në kërkim dy shtetas, vëllezërit A. L., 33 vjeç, dhe A. L., 22 vjeç., të dyshuar se qëlluan nga automjeti i tyre në drejtim të shtetasit K. S., i cili ndodhej pranë banesës së tij së bashku me shtetasit A. K. dhe L. D.

Nga këto të shtënat u plagos aksidentalisht në këmbë shtetasi A. K., 30 vjeç, punonjës policie jashtë detyrës. Ai po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e pezulloi menjëherë nga detyra punonjësin dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale nisi hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore.

Në vijim të veprimeve për rastin u arrestua shtetasi K. S., 31 vjeç, pasi rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Autorët e dyshuar, vëllezërit A. L. (33) dhe A. L. (22), vazhdojnë të jenë të shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ndaj punonjësit të Policisë A. K., Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, sipas ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, pasi ky punonjës është konstatuar duke u shoqëruar me një person që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe nuk ka njoftuar shërbimet policore dhe eprorët për rastin.

Previous Post

Dëmtim serioz në këmbën e djathtë lë Spanjën dhe Barcelonën në alarm për Fermin Lopez

Next Post

Plagosja e efektivit në Tiranë, pezullimi nga detyra pas ngjarjes; dy vëllezër tentuan të ekzekutonin 31-vjeçarin jashtë banesës

Next Post
500 euro ose do të publikojmë videot intime, shantazhet 35-vjeçarja në Tiranë; arrestohet i mituri

Plagosja e efektivit në Tiranë, pezullimi nga detyra pas ngjarjes; dy vëllezër tentuan të ekzekutonin 31-vjeçarin jashtë banesës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al