Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Piva një kafe, lashë 50 euro”/ Zbardhen bisedat, Franc Çopja ngushëlloi familjarët pasi financoi vrasjen e Endrit Alibejt

Editor by Editor
October 6, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
“Piva një kafe, lashë 50 euro”/ Zbardhen bisedat, Franc Çopja ngushëlloi familjarët pasi financoi vrasjen e Endrit Alibejt
0
SHARES
147
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK zbardhi masakrën e trefishtë të Bradasheshit në Elbasnn, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit 2018, ku mbetën të vrarë Endrit Alibej, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri si edhe shtetasi turk Erdal Durunai.

Nuredi Dumani, i cili pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë, deklaroi se financues të kësaj ngjarjeje ishin vëllezërit Hajdar e Franc Çopja, organizator ishte Mikael Kamami ndërsa ekzekutorë Altin Ndoci e Mir Haxhia. Ndërsa sipas tij, makinën e ekzekutorëve e drejtonte Talo Çela.

Emisioni “Gjërat tona” ka zbardhur disa biseda të zhvilluara në aplikacionin SKY, të cilat janë përfshirë në dosjen e SPAK, në lidhje me këtë ngjarje mes Renato Musakut dhe Franc Çopjas, ku ky i fundit shprehet se u kishte shkuar edhe për ngushëllim familjes Alibej, pas vrasjes së Endritit.

Pjesë nga biseda:

Franc Çopja: U zbuluan ata të gjithë. Po çfarë t’i bëj Talos unë që fluturon me bisht në b… se ata ishin ajrore. S’dinin gjë nga po i vinte. Po Talo b… iku në një vend aty, doli pastaj gaboi. Iku nga mendja e vet Talo si p… tha e njoh unë këtë, shkoj i them. Kjo punë s’do trima budallenj. Unë ua thashë live atyre. Mbajeni mend u thashë. Ata thanë … këtij kalamanit. Kur re ti në burg u zhduka unë, s’dilja më lirshëm, s’ikja më as në Shqipëri. Bëra ca lekë edhe ec babe. Ç’a t’i bëja. Ika i piva edhe një kafe, i hodha 50 euro, të rroni vetë, t’ju rrojnë të dashurit i thashë…

Franc Çopja: Qante ajo nusja e atij Endritit. Endirit jubira mia… se e ka rumune.

Renato Musaku: T’ja … rumunët. 

Franc Çopja: Legena, turp me i thënë armik. Po u hallakatën pastaj këta të tjerët. S’kishin shkuar kështu gjërat. S’i pata planifikuar kështu…

Renato Musaku: Të degjeneruar fare.

Franc Çopja: Po ngritur hunda përpjetë. 

Renato Musaku: Po duhesh me u mbajt pak nën kontroll. Po hajde na duhet të shohim si t’i vëmë në vijë prapë.

Previous Post

Berisha: Ky është moment historik, kjo ditë historike ka një objektiv dhe vetëm një objektiv: fitoren e opozitës!

Next Post

Muçi sërish titullar dhe protagonist te goli, Besiktas ndalet në transfertën e Gaziantep

Next Post
Muçi sërish titullar dhe protagonist te goli, Besiktas ndalet në transfertën e Gaziantep

Muçi sërish titullar dhe protagonist te goli, Besiktas ndalet në transfertën e Gaziantep

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al