Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

‘Piranjat’ faktojnë skemën e krimit elektoral të PS-së me administratën e Fierit, Prokuroria nis hetimet

Editor by Editor
April 19, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
‘Piranjat’ faktojnë skemën e krimit elektoral të PS-së me administratën e Fierit, Prokuroria nis hetimet
0
SHARES
76
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

FIER– Emisioni investigativ “Piranjat” i erdhi në ndihmë SPAK-ut, duke zbuluar se drejtuesit politikë të qarkut Fier nuk e kanë aspak frikë SPAK-un dhe as ndiejnë presion nga Prokuroria e Fierit se mund të hetohen për krime zgjedhore.

Grupi i xhirimit të “Piranjave” ndodhej në autobusin që solli njerëz nga Fieri në Tiranë për mitingun e hapjes së fushatës elektorale të PS-së më 12 prill.

Gjatë udhëtimit për në Tiranë, Piranjat kanë folur me njerëz të thjeshtë, hallexhinj, dhe gjatë bisedave me ta kanë arritur të dokumentojnë me zë dhe figurë se si persona me pushtet i kanë detyruar të marrin pjesë në mitingun elektoral të PS-së, ose për t’u punësuar, ose për të ruajtur një vend pune, në kundërshtim me ligjin.

Hapi i parë perpara nisjes së autobusëve eshte leximi me zë te lartë i nje listeprezence me emra, kjo mesa duket një menyrë efikase nga Partia-shtet për të vërtetuar prezencën ose jo te personave te punësuar në administratë. Ky apel i çuditshëm tregon dhe njëherë forcën e madhe që ka punëdhenësi, në këtë rast emisarët e PS që premtojnë Shqipërine në BE.

Pas thirjes se emrave, autobusët nisen nga Fieri ne drejtim te kryeqytetit.

Por bazuar në nenin 328/a të kodit penal te republikes së Shqiperisë, “Detyrimi i shtetasve nën varësi administrative kundër vullnetit te tyre ose nën kanosje të perdorimit te masave administrative per të marrë pjesë në veprimtarinë zgjedhore të një subjekti zgjedhor, perbën kundravajtje penale dhe denohet me gjobë ose me burgim deri ne gjashte muaj.”

Ndaj për këtë, nisur nga pamjet që kemi publikuar ne rrjetet tona sociale, prokuroria e rrethit giyqësor Fier, ka regjistruar procedim për veprën penale Perdorim i funksionit publik per veprimtarite politike dhe zgjedhore. Dhe ka kerkuar nga ne vënien ne dispozicion te te gjitha materialeve të xhiruara.

Gjë qe tashme e kemi bërë, me shpresën se ketij denoncimi do t’i shkohet deri në fund.

Previous Post

Raporti i OKB: Shqipëria e para në botë për rënien e lindjeve, shkak kryesor emigracioni!

Next Post

Aksident i trefishtë në rrugën Kërçovë-Gostivar, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

Next Post
Aksident i trefishtë në rrugën Kërçovë-Gostivar, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

Aksident i trefishtë në rrugën Kërçovë-Gostivar, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al