Mëngjesin e sotëm punonjësit e aeroportit të Vlorës dolën në protestë duke bllokuar punën për shkak se nuk u kanë kaluar pagat. Ata kanë protestuar në hyrje të kantierit dhe pas negociatave me përgjegjësit e firmës, duke iu premtuar paga kanë pezulluar protestën.
Punonjësit shprehen se nëse nuk u kalon paga deri të premten do të ketë pezullim të punimeve dhe do të zhvillohet një protestë tjetër.
“Drejtuesit duhet të dinë gjendjen që po kalojmë dhe mos ta marrin me të tallur. Nuk shtyhet më me fjalë, hë se do e rregullojmë, hë se do e rregullojmë, punëtorët nuk vijnë më në punë. Unë nuk bëj shaka, ti je autoritari ku ne të kërkojmë llogari ty dhe ti i kërkon llogari atyre më lart, ne duam një gjë të saktë për punën e pagesave”, tha një nga protestuesit.