Negociatat midis Iranit dhe SHBA-së, të planifikuara në Pakistan, janë pezulluar përkohësisht për shkak të sulmeve izraelite në Liban dhe mosrespektimit të armëpushimit nga Shtetet e Bashkuara. Agjencitë iraniane, të lidhura me Gardën Revolucionare, kanë mohuar raportet që thonin se delegacioni iranian kishte mbërritur në Islamabad për bisedime. Al-Jazeera ka theksuar se delegacioni nuk është nisur nga Teherani për takimet e planifikuara këtë fundjavë, duke argumentuar se vazhdimi i sulmeve izraelite e bën të pamundur zhvillimin e negociatave.
Shtetet e Bashkuara kanë bërë gjithashtu ndryshime në një plan 10-pikësh që më parë ishte konsideruar i realizueshëm, duke krijuar më shumë pasiguri për bisedimet.















