Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Pezullohen dy policë ‘bodyguard’ në ‘Principotes’ që s’ndërhynë për parandaluar konfliktin pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez në Ksamil

timoni.al by timoni.al
August 19, 2026
in LAJME
0
Detaje nga vrasja në Ksamil: 20-vjeçari francez u godit disa herë me thikë; dyshohet autorja, ishte roje plazhi
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil. Korrespondentja e Top Channel, Entjola Budo, raporton se bëhet fjalë për Miosid Matushaj, punonjës i strukturave të Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, dhe Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër.

Sipas hetimeve, të dy ndodheshin në lokalin “Principote” në momentin kur nisi konflikti që më pas përfundoi me vrasjen e turistit. Ata kishin shkuar në lokal në rolin e bodyguard-ëve, ndërsa në detyrë duhej të garantonin sigurinë në ambientet e lokalit. Policia bën të ditur se gjatë konfliktit ata nuk kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës. Pas ngjarjes, po ashtu nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit për vrasjen.

Për këtë arsye ndaj tyre është marrë masa e pezullimit nga detyra. Miosid Matushaj është arrestuar dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për “Moskallëzim të krimit” dhe “Mosmarrje të masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”. Ndërkohë, Romeo Shehu rezulton të ketë qenë pjesë e grupit të personave që ushtronin detyrën e sigurisë në “Principote” dhe hetimet për të lidhen me përgjegjësinë për moskallëzimin e ngjarjes.

Në dosjen hetimore rezulton se në momentin e konfliktit në “Principote” ndodheshin edhe dy persona të tjerë që ushtronin funksione sigurie. Policia ka referuar në Prokurori përgjegjësitë e tyre për veprimet dhe mosveprimet para dhe pas vrasjes. Hetimet vijojnë për të sqaruar rolin e të gjithë të pranishmëve dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore për mosveprimet që mund të kenë ndikuar në përshkallëzimin e ngjarjes dhe më pas në mosdeklarimin e saj tek autoritetet përkatëse.

Previous Post

Pezullohen nga detyra 2 punonjës policie pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez në Ksamil

Next Post

Gavi refuzon ofertën e Manchester United, dëshiron vetëm Barcelonën

Next Post
Gavi refuzon ofertën e Manchester United, dëshiron vetëm Barcelonën

Gavi refuzon ofertën e Manchester United, dëshiron vetëm Barcelonën

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al