TIRANË– Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është duke përgatitur propozimin për të ndëshkuar deputetët e Partisë Demokratike, të cilët bllokuan punimet e parlamentit të enjten. Mësohet se propozimi për ndëshkim do të përfshijë deputetët e opozitës Elda Hoti dhe Petrit Doda.
Opozita e ka vijuar dhe ditën e djeshme aksionin e saj me përplasjet e regjistruara jashtë godinës së parlamentit me gardën, por edhe brenda në sallë me deputetët të cilët mundën të futen.
Seanca pati një ndërprerje prej 10 minutash pas dyshimeve lidhur me një lëndë të hedhur nga deputetja Elda Hoti. Kjo e fundit sqaroi mbrëmjen e djeshme se shishja nuk mbante benzinë siç u aludua nga mazhoranca, por sipas saj ishte parfum.