Monday, November 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përplasi për vdekje dy të mitur në trotuar; Nikoll Radaçi kërkoi gjykim të shkurtuar, Gjykata e Durrësit refuzon

timoni.al by timoni.al
November 16, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Përplasi për vdekje dy të mitur në trotuar; Nikoll Radaçi kërkoi gjykim të shkurtuar, Gjykata e Durrësit refuzon
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nikoll Radaçi, 57-vjeçari që në maj të këtij viti aksidentoi për vdekje dy fëmijë dhe plagosi një tjetër në Durrës, do të përballet me gjykim të zakonshëm. Gjykata e Durrësit ka vendosur të mos pranojë kërkesën e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar dhe e ka çuar çështjen për shqyrtim në gjykim të rregullt.

Ngjarja ndodhi kur dy fëmijët dhe i mituri tjetër ndodheshin në trotuar dhe u përplasën nga automjeti që drejtohej nga Radaçi. Aksidenti shkaktoi vdekjen e dy prej tyre dhe plagosjen e tretit, ngjarje që tronditi opinionin publik. Pas marrjes së çështjes gjykata ka vijuar me vendimmarrje për provat dhe akuzat që rëndojnë ndaj të pandehurit.

Gjykata ka rrëzuar si të papërdorshme procesverbalin e marrjes së mostrës së gjakut dhe aktin e ekspertimit toksikologjik-ligjor. Këto dokumente ishin paraqitur dhe kërkuar nga mbrojtja, e cila pretendonte se analizat provonin se 57-vjeçari nuk kishte qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit. Mbrojtja e Radaçit e ka përdorur këtë argument për të kundërshtuar deklarimet fillestare të policisë pas arrestimit, sipas të cilave personi i arrestuar kishte qenë nën efektin e alkoolit. Gjykata, megjithatë, ka vendosur që këto akte të mos pranohen si prova të përdorshme në procesin penal.

Përveç vendimit për provat, gjykata ka vendosur edhe pushimin e akuzës për veprën penale të drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt, me arsyetimin se kjo vepër është përfshirë në amnistinë penale të këtij viti. Kjo masë ka çuar në përjashtimin e kësaj piene specifike nga aktakuza ndaj Radaçit.

Në përfundim, Radaçi do të gjykohet për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen e dy fëmijëve dhe plagosjen e një tjetri. Çështja tashmë kalon në fazën e gjykimit, ku do të shqyrtohen më tej provat dhe përgjegjësitë penale. Top Channel

Previous Post

Afrim Qendro largohet pas 9 muajsh në krye të IKMT; Synimi im: IKMT të bëhej më profesional

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al