Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përmbytjet në Teksas, shkon në 50 numri i viktimave, 30 fëmijë të zhdukur

Editor by Editor
July 6, 2025
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Përmbytjet në Teksas, shkon në 50 numri i viktimave, 30 fëmijë të zhdukur
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Teksasështë rritur në 50. Numrin e viktimave e njoftuan autoritetet të shtunën në mbrëmje ndërsa kërkimet vazhdojnë për të gjetur gati 30 fëmijë që ende rezultojnë të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit po kontrollojnë zonën duke kërkuar për persona të zhdukur, përfshirë 27 vajza që po ndiqnin një kamp veror në brigjet e lumit Guadalupe. Dalton Rice, kreu i Këshillit të Qytetit të Kerrville, theksoi se nuk ishte në gjendje të përditësonte numrin e personave të zhdukur në këtë kohë.

“Ne dimë për 27… Nuk do të publikojmë më shumë shifra sepse thjesht nuk i dimë”, u tha ai gazetarëve.

“Ne do të kërkojmë pa pushim për çdo viktimë të kësaj përmbytjeje. Nuk do të ndalemi as sot as nesër, do të ndalemi kur puna jonë të ketë mbaruar”, siguroi më parë Guvernatori i Teksasit Greg Abbott në një konferencë për shtyp, në prani të Sekretares së Sigurisë Kombëtare Kristi Noem.

Rreth 500 shpëtimtarë me ndihmën e 14 helikopterëve janë mobilizuar, ndërsa Garda Kombëtare e Teksasit dhe Roja Bregdetare kanë dërguar përforcime. Në kamping, niveli i ujit kishte rënë të shtunën e kaluar, duke zbuluar shkallën e shkatërrimit, me dhjetëra automjete të palëvizshme dhe pemë të shkulura.

Përmbytjet e menjëhershme ndodhën në ditën e festimit të “Ditës së Pavarësisë”, festës kombëtare në Shtetet e Bashkuara, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm në Teksasin qendror. Paralajmërimet për përmbytje të rrezikshme mbeten në fuqi për zonën më të gjerë. Sipas autoriteteve, lumi Guadalupe u rrit me gati 8 metra të premten në më pak se një orë, gjatë së cilës ranë 300 milimetra shi, një e treta e reshjeve mesatare vjetore në qark.

Previous Post

Tronditet Bayerni i Mynihut, Musiala 4-5 muaj jashtë fushe!

Next Post

Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore

Next Post
Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore

Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al