Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përmbytet varka me emigrantë në Kanalin anglez, raportohet për viktima

Editor by Editor
December 14, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Përmbytet varka me emigrantë në Kanalin anglez, raportohet për viktima
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një varkë me emigrantë është përmbytur orët e para të mëngjesit në Kanalin anglez pranë Kentit.

Gazetari i BBC-së Simon Jones thotë se disa persona kanë humbur jetën, por autoritetet ende nuk kanë konfirmuar asgjë.

Rreth 30 emigrantë besohet se ishin në varkë dhe dyshohet se të paktën tre persona kanë humbur jetën. Varkat e shpëtimit, ekipet e shpëtimit të rojes bregdetare dhe një ambulancë u dërgua për të ndihmuar në një operacion kërkimi-shpëtimi.

Nuk dihet ende origjina e emigrantëve që ndodheshin në gomone, që udhëtonin drejt Anglisë për një të ardhme më të mirë.

Një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar tha: “Ne jemi në dijeni të një incidenti në ujërat e Britanisë dhe të gjitha agjencitë përkatëse po mbështesin një përgjigje të koordinuar. Detaje të mëtejshme do të jepen në kohën e duhur”

Kujtojmë që incidenti vjen vetëm një ditë pasi Rishi Sunak njoftoi një plan me pesë pika për të trajtuar krizën e emigrantëve të Kanalit, duke përfshirë krijimin e një komande të re operacionale të anijeve të vogla që përfshin ushtrinë, Forcën Kufitare dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit.

Previous Post

Kryeministrja serbe reagon për vizitën e Escobar në Kosovë: Një tjetër politikan që kundërshton rezolutat e OKB-së

Next Post

Situata dhe zhvillimet politike, PD mbledh nesër Kryesinë

Next Post
Situata dhe zhvillimet politike, PD mbledh nesër Kryesinë

Situata dhe zhvillimet politike, PD mbledh nesër Kryesinë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al