Thursday, August 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përleshje e armatosur në Tiranë, 10 të përfshirë, policia arreston disa

timoni.al by timoni.al
August 13, 2026
in AKTUALITET
0
Të shtëna me armë në Spaç të Mirditës, një i vdekur; identifikohet viktima
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth mesnatës të 11 gushtit në rrugën “Gjolekë Kokona” në Tiranë u regjistrua një konflikt ndërmjet disa shtetasve, gjatë të cilit u qëllua me armë zjarri. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 shkuan në vendngjarje për të përcaktuar personat e përfshirë, përgjegjësitë dhe rrethanat e ngjarjes. Veprimet hetimore u kryen në kuadër të operacionit të koduar “Situata”.

Si rezultat i hetimeve u arrestuan: R. Z., 28 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”; K. K., 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”; si dhe S. F., 24 vjeç dhe R. F., 34 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Gjithashtu, në gjendje të lirë u proceduan katër shtetas të tjerë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

U shpallën në kërkim dy persona: F. F., 32 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; dhe C. B., 32 vjeç, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Forcat e rendit po punojnë për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.

Sipas veprimeve hetimore të deritanishme dyshohet se konflikti nisi pasi shtetasi i arrestuar R. F. ka fyer një të mitur që ishte më pas i proceduar në gjendje të lirë. Si pasojë, i mituri, 17 vjeç, dhe miq të tij u përfshinë në një përplasje fizike me R. F., vëllanë e tij S. F. dhe miq të këtyre të fundit. Më pas, i mituri dhe miqtë e tij shkuan me motomjete te banesa e vëllezërve; aty dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt motomjeteve nga vëllai i shpallur në kërkim, F. F., pa shkaktuar dëmtime personale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Top Channel.

Previous Post

Zidane nis punën te Gjelat, zgjedh një legjendë franceze në stafin; rikthehet heroi i Botërorit 1998

Next Post

As Inter, as Arsenal: Cristian Romero do të luajë në Spanjë, Atletico Madrid gjen marrëveshje me Tottenham

Next Post
As Inter, as Arsenal: Cristian Romero do të luajë në Spanjë, Atletico Madrid gjen marrëveshje me Tottenham

As Inter, as Arsenal: Cristian Romero do të luajë në Spanjë, Atletico Madrid gjen marrëveshje me Tottenham

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al