Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përkujtohet 53-vjetori i kryengritjes së Politeknikumit në Greqi, mijëra policë në gatishmëri për marshimin drejt ambasadës amerikane

timoni.al by timoni.al
November 17, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Përkujtohet 53-vjetori i kryengritjes së Politeknikumit në Greqi, mijëra policë në gatishmëri për marshimin drejt ambasadës amerikane
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kulmohen sot festimet treditore në Greqi në 53‑vjetorin e kryengritjes studentore të Politeknikumit kundër juntës ushtarake. Pasdite pritet marshimi tradicional drejt ambasadës amerikane në Athinë. Që prej orëve të mëngjesit, qytetarë të të gjitha moshave vendosin lule dhe kurora në kompleksin historik të Politeknikumit; studentë, nxënës dhe familje me fëmijë nderojnë pjesëmarrësit e kryengritjes së nëntorit 1973. Portat janë të hapura, por godinat mbeten të mbyllura me vendim të rektoratit dhe ceremonitë zhvillohen në mjediset e jashtme.

Edhe presidenti grek, Konstantinos Tasulas, ka vendosur një kurorë në memorial; në fjalën e tij ai theksoi se Greqia nderon guximin dhe sakrificën e atyre që e kthyen Politeknikun në një nga simbolet kryesore të rezistencës demokratike kundër diktaturës. Kurora me lule kanë vendosur edhe politikanë të partive të majta greke.

Kryengritja e vitit 1973 nisi kur studentët hynë në universitet dhe, përmes një radiostacioni, u bënë thirrje qytetarëve të bashkoheshin kundër regjimit me parullën “Bukë, arsim, liri”. Në orët e para të mëngjesit një tank rrëzoi portën kryesore ndërsa shumë student qëndronin mbi të; pamja mbetet një ndër dëshmitë më të njohura të periudhës kur ushtria hyri në kompleks. Gjatë shtypjes së protestave pati të vrarë dhe shumë të plagosur në rrugët përreth dhe në zona të tjera të Athinës. Kryengritja u bë simbol i rezistencës kundër diktaturës, e cila ra një vit më vonë, në korrik 1974.

Aktivitetet përkujtimore shtrihen edhe në Selanik, ku shoqatat studentore, sindikatat dhe organizata të tjera kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në marshimin e pasdites. Studentët kanë organizuar edhe një “pushtim” simbolik treditor të Fakultetit Politeknik të Universitetit Aristoteli.

Festimet dhe marshimet zhvillohen nën masa të rrepta sigurie: mbi 5,000 policë të angazhuar në Athinë dhe 2,000 në Selanik. Forcat policore janë vendosur pranë Politeknikumit, universiteteve të tjera, ndërtesave publike dhe ambasadave të SHBA-së dhe Izraelit. Vëmendje e veçantë i është kushtuar lagjes Eksarqia; dronë dhe një helikopter do të transmetojnë pamje në kohë reale tek qendra e operacioneve.

Previous Post

Ambasada amerikane në Prishtinë paralajmëron qytetarët: Kërcënimet terroriste dhe ndërprerjet e udhëtimeve në Europë, Kujdes në vendet publike

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al