Thursday, June 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Përkrahu autorët e vrasjes së çiftit Mujeci në Balldren, Lezhë, arrestohet në Malin e Zi 40-vjeçari i kërkuar

timoni.al by timoni.al
June 18, 2026
in LAJME
0
Përkrahu autorët e vrasjes së çiftit Mujeci në Balldren, Lezhë, arrestohet në Malin e Zi 40-vjeçari i kërkuar
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 26 prill në fshatin Balldren të Lezhës u arrestua në Mal të Zi dhe u deportua drejt Shqipërisë, njofton Policia e Shtetit. Shtetasi, i identifikuar me inicialet B. K., banues në Torovicë, dyshohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim, pasi policia thotë se e ka fshehur automjetin që u përdor nga autorët pas ekzekutimit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

Policia sqaron se falë informacionit të saj për vendndodhjen e personit në fjalë dhe shkëmbimit në kohë reale të informacionit me autoritetet malazeze, Policia e Malit të Zi lokalizoi dhe kapë atë në Ulqin. Menjëherë pas kapjes, i dyshuari u deportua në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, ku iu dorëzua shërbimeve të Policisë Kufitare shqiptare dhe më pas u shoqërua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Në vijim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Lezhë, u bë ndalimi i B. K. Sipas njoftimit, Gjykata e Lezhës kishte dhënë vendimin për t’i caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në kuadër të hetimeve për ngjarjen ku u vranë me armë zjarri shtetasit K. M. dhe G. M., bashkëshortë.

Hetimet kanë nxjerrë se i dyshuari dyshohet ta ketë ndihmuar autorët duke fshehur në banesën e tij automjetin e përdorur prej tyre pas kryerjes së krimit. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua gjatë kontrolleve të kryera nga policia në kuadër të hetimeve.

Materialet procedurale, njofton Policia, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme procedurale.

Previous Post

Pas 40 vitesh nën ujë, rishfaqet stacioni historik i Hekurudhës së Vdekjes në Tajlandë

Next Post

A do të mund të protestonin gra dhe fëmijë në bulevard nëse Berisha do të ishte kryeministër?

Next Post
Analiza/ Kreshnik Spahiu: Arsyet pse Shqipëria nuk i jep diasporës pasaportë dhe shtetësi shqiptare

A do të mund të protestonin gra dhe fëmijë në bulevard nëse Berisha do të ishte kryeministër?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al