Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Për një intervistë!” Berisha: Me urdhër të Ramës dhe Manjës, banditë me uniformë kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Metës

Editor by Editor
July 8, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Për një intervistë!” Berisha: Me urdhër të Ramës dhe Manjës, banditë me uniformë kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Metës
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se persona me uniformë kanë ushtruar terror psikologjik ndaj kreu të PL-së në qeli, Ilir Meta. Berisha tha se kjo ka ndodhur për shkak se Meta ka dhënë një intervistë në media, ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij. Ai shtoi se ky akt ndëshkimi për fjalën e lirë tregon tmerrin që, sipas tij, Rama ka për krimet politike që ka kryer.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Krahas saj, dua të denoncoj këtu para jush qëndrimet e terrorit psikologjik ndaj të burgosurit tjetër politik, ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta, gjatë këtyre ditëve në vazhdim. Me urdhër të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës, banditë me uniformë në burgun e Fierit kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës sepse ai ka dhënë një intervistë në media, ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij.

Ky akt i shëmtuar i ndëshkimit për fjalën e lirë tregon tmerrin që Edi Rama ka për krimet politike që ka kryer. Banditë me uniformë në zbatim të urdhrit të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës kanë shkuar gjer aty sa nuk i kanë lejuar takimin me familjarët duket pretenduar se janë 4 dhe mund të futen vetëm 3, dhe akte të tjera. I kanë hequr telefonin dhe të drejtën e komunikimit sepse, sipas tyre, ka komunikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij.

Këto janë akte jashtëzakonisht të rënda të një narkoshteti që nuk ndodhin as në burgjet e Bjellorusisë apo Rusisë. Këto ndodhin vetëm në Venezuelën e Maduros, ndaj dhe Edi Rama është një Ramaduro.

Previous Post

Takimi për performancën e SPAK/ Gonzato: Të ndalet presioni ndaj drejtësisë! Dumani: Përpjekjet për të na cënuar, rrezikojnë kufijtë kushtetues

Next Post

Investigimi i medias austriake: Si përfitoi Edi Rama nga ndalimi i TikTok

Next Post
Investigimi i medias austriake: Si përfitoi Edi Rama nga ndalimi i TikTok

Investigimi i medias austriake: Si përfitoi Edi Rama nga ndalimi i TikTok

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al