Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Për kë bien këto këmbana?

Editor by Editor
May 17, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Media
0
Për kë bien këto këmbana?
0
SHARES
402
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkroi: Jane Doe

Ti nuk e kishe menduar që në dëgjesën me deputeten Zhupa në Kuvendin e Shqipërisë do të shkonte ndonjë nga “të harruarit” e RTSH-së.

Kur erdhën kamerat për mbulim, ishte dhe një operator i yti nga RTSH24, i cili bëri foto të pjesëmarrësve dhe ta solli në çast. 1 milion Euro do kisha paguar të shihja fytyrën tënde kuqalashe të djersitur nga tërbimi digjital. Aq shumë je djersitur sa do kesh marrë menjëherë presidentin të zhdukte kamerat nga salla. Apo i re atij që të vuri drejtor? Kë more më qafsh?…

Megjithëse kamerat u larguan si me magji dhe live në FB zyrtar të kuvendit nuk u lejua, ata folën, secili në brishtësinë e momentit të vet, por pa ua bërë syri tërr. Ata nuk kanë frikë, se s’kanë çfarë humbin. Këtë ndjenjë monstruoze ta kanë lënë ty, që tani po dridhesh, teksa më lexon me kërshërinë e miut kur i afrohet fundit të vet.

Në fakt duhet të ishin më shumë, por siç dihet, një pjesë kanë frikë se mos fëlliqin mazhorancën, një pjesë kanë frikë mos asociohen si të opozitës, një pjesë pastaj janë fare të nënshtruar dhe preferojnë të bëjnë gjellën e ta shohin ngjarjen nga shtëpia me account-e fejk.

Por ky nuk është rasti i tyre! Ajo që ndodhi sot në një nga sallat e Kuvendit është fundi yt! Ata madje u treguan tejet të butë me një halabak si ty.

Ajo që u pa në Kuvend, megjithëse po asociohet si aksion i Opozitës, nuk ishte një akt politik. Ishte një akt moral, që çdo njeri me 2 fije integritet e ndjen ta ndajë kundrejt padrejtësive të shoqërisë ku fatkeqësisht bën pjesë.

Aty nuk folën partitë, foli mllefi, mërzia, trishtimi, pafajësia, përulësia dhe gjithçka tjetër që nuk bën pjesë në fjalorin tënd.

Por beteja e tyre sapo ka filluar. Në takimin e parë të radhës, bashkë me Ina Zhupën, ata që sot i pe në TV do i kesh në derë të RTSH-së, për takim kokë më kokë me Këshillin Drejtues. Provo t’i ndalosh! Do t’i sulesh nga frika Lek Bixhës të të strehojë në barkun e tij bujar.

Në takimin e dytë i ke bashkë me përfaqësues të enteve ndërkombëtare, për të denoncuar shtypjen që u ke bërë gazetarëve, prishjen e imazhit dhe dëmin që i ke shkaktuar një medie të tërë, si pasojë, edhe taksapaguesve shqiptarë.

Në takimin e tretë… ti nuk do jesh!

Aty do jemi vetëm ne, Jane-t dhe Joe-të, duke pirë birra e duke festuar jo për vete, por për RTSH-në.

Asnjë nga ata që pe sot nuk ka për qëllim të kthehet më në RTSH, por ama do i kursejnë RTSH-së një të keqe më pak.

Vijon…

Previous Post

6 futbollistë kuqezi, Zvicra zbulon listën paraprake për “Euro 2024”

Next Post

Berisha publikon skandalin: Malaveci i përmbaruesve ishte akses në të dhënat e TIMS! Ia kishte dhënë Balla dhe Rrumbullaku kundrejt milionave

Next Post
Berisha publikon skandalin: Malaveci i përmbaruesve ishte akses në të dhënat e TIMS! Ia kishte dhënë Balla dhe Rrumbullaku kundrejt milionave

Berisha publikon skandalin: Malaveci i përmbaruesve ishte akses në të dhënat e TIMS! Ia kishte dhënë Balla dhe Rrumbullaku kundrejt milionave

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al