Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pensionistët me llogari bankare, nga viti i ardhshëm do marin shërbimet pa kosto

Editor by Editor
December 13, 2023
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, SOCIALE, Vendi
0
Pensionistët me llogari bankare, nga viti i ardhshëm do marin shërbimet pa kosto
0
SHARES
80
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga viti i ardhshëm të gjithë pensionistët dhe shtresat vulnerabël do të pajisen me një llogari bankare, e cila do të jetë pa kosto. Komisioni i ekonomisë miratoi ligjin, për llogarinë e pagesave për shërbimet bazike. E thënë ndryshe bankat e niveleve të dyta do të jenë të detyruara të hapin me kërkesën e klientit një llogari bankare pa komision, me zero kosto do të jenë edhe disa shërbime të tjera

Është parashikuar që tarifa të jetë zero për kryerjen e shërbimeve të cilësuara si bazike, të cilat janë hapja e llogarisë, mbyllja e llogarisë, tërheqja e fondeve përmes bankomateve, kryerja e pagesave, si edhe transfertave brenda vendit, për një sërë kategorish vulnerabël, shtresa në nevojë, të cilët janë: përfituesit e pagesës së papunësisë; familjet dhe individët, të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike; përfituesit e pagesës së aftësisë së kufizuar dhe ndihmësit personal të tyre; individët përfitues të statusit të invalidit dhe ndihmësit personal të tyre; individët përfitues të statusit të të verbrit dhe ndihmësit personal të tyre; invalidët e punës.

Sipas bankës së Shqipërisë, vendi ynë ka një potencial të madh për të përfshirë këtë shtresë të popullsisë në shërbimet financiare.

“Numri i përfituesve ne mendojmë se do të arrijë në 700 mijë. 640  mijë janë vetëm pensionistë, pjesa tjetër janë familje me ndihmë ekonomin, me pagesë invaliditeti  etj. Sigurisht jo të gjithë mund ta hapin, por potenciali është  i madh”, tha Deniz Derralla, drejtori i mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë.

Në Shqipëri numërohen 1.4 milion karta bankare. Nga të cilat vetëm 113 mijë janë karta debiti, pjesa tjetër janë karta për tërheqje page. Ligji i miratuar ndër të tjera dekurajon përdorimin e parasë fizike dhe nxitjen e shërbimeve elektronike.

Previous Post

FOTO/Ky është biznesmeni shqiptar që humbi jetën në Itali

Next Post

EMRI/ Arrestohet pas një viti arrati 52-vjeçari në Kukës

Next Post
EMRI/ Arrestohet pas një viti arrati 52-vjeçari në Kukës

EMRI/ Arrestohet pas një viti arrati 52-vjeçari në Kukës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al