Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Peleshi në vizitë zyrtare në Amsterdam: Holanda rikonfirmon mbështetjen për përshpejtimin e negociatave të Shqipërisë në BE

timoni.al by timoni.al
June 16, 2026
in KRYESORE
0
Peleshi në vizitë zyrtare në Amsterdam: Holanda rikonfirmon mbështetjen për përshpejtimin e negociatave të Shqipërisë në BE
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Holandës dhe u prit nga Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Thom van Campen, Kryetarja e Senatit, Mei Li Vos, si dhe përfaqësues të Komisionit për Çështjet Europiane. Gjatë takimeve u vlerësuan marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Holandës, të nxitura nga lidhjet historike, respekti i ndërsjellë, bashkëpunimi i ngushtë dhe vlerat europiane të përbashkëta. U theksua rëndësia e kontakteve të rregullta ndërmjet dy parlamenteve dhe roli i diplomacisë parlamentare në forcimin e partneritetit dypalësh.

Në qendër të diskutimeve ishte avancimi i procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Peleshi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Holandës ndaj reformave të ndërmarra nga Shqipëria dhe ndaj avancimit të procesit të anëtarësimit, duke përmendur veçanërisht vlerësimet për raportin IBAR. Ai nënvizoi se Holanda ruan një qasje parimore, rigoroze dhe konsistente ndaj zgjerimit, por mbetet një mbështetëse e rëndësishme e perspektivës europiane të Shqipërisë, duke kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjes së mirë, luftën kundër korrupsionit dhe migracionit të parregullt.

Kryetari i Kuvendit theksoi angazhimin e plotë të Shqipërisë ndaj procesit të negociatave dhe objektivit strategjik të anëtarësimit në BE, duke kërkuar që procesi i zgjerimit të mbetet i bazuar në meritë, i drejtë dhe i parashikueshëm. Ai mirëpriti nismat europiane për përshpejtimin e integrimit gradual të vendeve kandidate në politikat dhe programet e BE-së dhe theksoi se propozimet për integrimin gradual duhet të shihen si një urë drejt anëtarësimit të plotë, jo si alternativë.

Gjithashtu u diskutua bashkëpunimi i suksesshëm mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe migracionit të parregullt, me theks te bashkëpunimi institucional, shkëmbimi i informacionit dhe puna e përbashkët që kanë sjellë rezultate konkrete. Peleshi mirëpriti vizitën e planifikuar të Komisionit për Çështjet Europiane të Parlamentit Holandez në Shqipëri dhe Mal të Zi në korrik 2026 dhe ftoi përfaqësuesit e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të Holandës të marrin pjesë në konferencën “Zgjerimi i Bashkimit Europian dhe Anëtarësimi i Shqipërisë”, më 28–29 shtator 2026 në Tiranë.

Previous Post

Hetimet lidhin diplomatin e Moskës me zjarrvënien dhe ndikimin rus në sulmet ndaj Starmerit

Next Post

Araghchi: Një sulm izraelit ndaj Libanit do të shkelte marrëveshjen; bisedimet bërthamore nisin të premten

Next Post
Araghchi: Një sulm izraelit ndaj Libanit do të shkelte marrëveshjen; bisedimet bërthamore nisin të premten

Araghchi: Një sulm izraelit ndaj Libanit do të shkelte marrëveshjen; bisedimet bërthamore nisin të premten

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al