Friday, July 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

PD voton kundër rezolutës së integrimit në mbledhjen me PE; Na rrëzuan amendamentet, PS: Tentuan të deformonin dokumentin

timoni.al by timoni.al
July 9, 2026
in LAJME, POLITIKE
0
PD voton kundër rezolutës së integrimit në mbledhjen me PE; Na rrëzuan amendamentet, PS: Tentuan të deformonin dokumentin
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri-Bashkimi Evropian nuk arriti të dalë me një rezolutë të përbashkët në mbledhjen e zhvilluar sot në Strasburg, pasi deputetët demokratë nuk dhanë votën pro draftit përfundimtar, të votuar nga socialistët dhe eurodeputetët. Tekstit të propozuar nga Sekretariati i Komitetit i është bashkëngjitur edhe rezoluta e Parlamentit Europian dhe rezoluta e miratuar nga Parlamenti shqiptar lidhur me procesin e anëtarësimit në BE; socialistët u shprehën se kjo ishte e mjaftueshme dhe se nuk kishte nevojë të paraqisnin amendamente.

Socialistët argumentuan se përsëritja e përmbajtjes së dy rezolutave, pa pjesët që evidentojnë ecurinë pozitive të Shqipërisë, “nuk kishte as kuptim politik, as logjikë institucionale dhe as vlerë shtesë për tekstin e përbashkët.” Ata theksuan gjithashtu se një numër amendamentesh të propozuara nga Partia Demokratike u mbështetën dhe u votuan edhe nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, në frymën konsensuale që sipas tyre duhet të karakterizojë procesin e integrimit.

Në përfundim socialistët sqaruan: “Deputetët e Partisë Socialiste votuan një pjesë të amendamenteve të Partisë Demokratike, me përjashtim te formulimeve që nuk pasqyronin frymën e një dokumenti të përbashkët parlamentar. Nuk mund të pranohej tentativa për të deformuar balancën e dokumentit, përmes përjashtimit të plotë të çdo reference që pasqyron progresin e njohur dhe të certifikuar nga rapporti i Komisionit Europian për Shqipërinë dhe njoftimin për përmbylljen e kapitujve të negociatave.”

Partia Demokratike bëri të ditur se votoi kundër pasi shumica socialiste refuzoi 30 amendamente të paraqitura nga PD, të cilat, sipas demokratëve, përmbanin kriteret dhe kërkesat jetike për avancimin e procesit të integrimit evropian. Në një deklaratë të grupit të PD thuhet se propozimet synonin “intensifikimin e luftës kundër korrupsionit, heqjen dorë nga mbrojtja politike që u ofrohet zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, zbatimin e vendimeve të gjykatave, në veçanti të Gjykatës Kushtetuese, si dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit, transparencës dhe llogaridhënies.” Sipas PD, këto janë standarde themelore që Bashkimi Evropian i konsideron të domosdoshme për ndërtimin e një shteti të së drejtës dhe për përparimin e procesit të integrimit.

Previous Post

S’mund të jetë më trajner i Brazilit – Romario shpërthen ndaj Ancelottit: i mallkuari humbi dhe nuk ikën

Next Post

Bota e muzikës në zi: ndahet nga jeta ikona Bonnie Tyler, 75 vjeç

Next Post
Bota e muzikës në zi: ndahet nga jeta ikona Bonnie Tyler, 75 vjeç

Bota e muzikës në zi: ndahet nga jeta ikona Bonnie Tyler, 75 vjeç

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al