Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PD-LDK: Front i bashkuar për demokracinë dhe kauzën kombëtare shqiptare

Editor by Editor
April 30, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
PD-LDK: Front i bashkuar për demokracinë dhe kauzën kombëtare shqiptare
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë Kongresit të Partive Popullore Evropiane që u mbajt në Valencia, u zhvillua një takim i rëndësishëm mes kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, dhe stafit të tij, me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Sali Berisha, dhe kabinetin e tij. Takimi u karakterizua nga një atmosferë tepër miqësore dhe e afërt, duke reflektuar lidhjet e kahershme dhe bashkëpunimin tradicional mes dy partive simotra të qendrës së djathtë në hapësirën shqiptare.

Në qendër të diskutimeve ishin sfidat politike me të cilat përballen Kosova dhe Shqipëria në dy faza të ndryshme të proceseve zgjedhore – Kosova në periudhën paszgjedhore dhe Shqipëria në prag të zgjedhjeve. Të dy liderët ndanë analiza mbi zhvillimet e fundit politike në vendet e tyre, duke theksuar nevojën për qasje të bashkërenduar dhe mbështetje të ndërsjellë në përballimin e sfidave demokratike, si dhe forcimin e institucioneve përfaqësuese dhe demokratike.

Si përfundim, u theksua domosdoshmëria për një bashkëpunim më të ngushtë mes LDK-së dhe PD-së, jo vetëm në kuadër të përkatësisë së përbashkët ideologjike dhe anëtarësisë në familjen e Partive Popullore Evropiane, por edhe për shkak të përgjegjësisë historike dhe kombëtare që mbartin. Palët u zotuan të thellojnë koordinimin për interesa të përbashkëta politike, për të forcuar vlerat demokratike dhe për t’u përballur së bashku me sfidat që i presin dy vendet dhe mbarë kombi shqiptar.

Previous Post

Sfidat e regjimit aktual në Shqipëri/ Berisha takon kryeministrin kroat, Plenković: Fokus te zgjedhjet dhe forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve

Next Post

Plas sherri në koncertin e parë të “Cowboy Carter” të Beyonce-s

Next Post
Plas sherri në koncertin e parë të “Cowboy Carter” të Beyonce-s

Plas sherri në koncertin e parë të “Cowboy Carter” të Beyonce-s

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al