Saturday, May 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PD hap sot fushatën në sheshin “Nënë Tereza”, nga pjesëmarrja e Chris Lacivita te planimetria si do vendosen mbështetësit nga 12 qarqet

Editor by Editor
April 11, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
PD hap sot fushatën në sheshin “Nënë Tereza”, nga pjesëmarrja e Chris Lacivita te planimetria si do vendosen mbështetësit nga 12 qarqet
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga çelja e fushatës elektorale të Partisë Demokratike, e cila fillon në orën 19:00, në sheshin “Nënë Tereza” po bëhen përgatitjet e fundit për të pritur mbështetësit demokratë.

Do të kemi një fushatë “alla-Donald Trump”, pasi demokratët presin të ndjekin modelin e Presidentit Donald Trump në fushatën e tij presidenciale.

Në podium nuk do të jetë vetëm kryedemokrati Sali Berisha, por do të jetë dhe një skenografi tërësisht me të rinj, të cilët do të jenë dekori i Berishës në podium, ku do të mbajë dhe fjalën.

Surpriza e kryedemokratit në këtë miting, do të jetë strategu i tij,  Chris LaCivita, i cili tashmë e ka dhënë mesazhin në rrjetet sociale, ku ka postuar videon e një bufi që gllabëron një mi, duke “thumbuar” kryeministrin Rama.

Pritet për t’u parë cili do të jetë mesazhi i LaCivita përpara demokratëve, të cilët do të ulen përreth sheshit “Nënë Tereza”, ndërkohë ky event pritet që t’i paraprihet një eventi të të rinjve, që do të vendosin disa pamje në shesh.

Ditën e nesërme pritet që Berisha të paraqesë dhe programin qeverisës nëse do të rikthehet në pushtet.

Nga ana tjetër, janë dhe partitë e tjera që startojnë fushatën, përjashtuar PSD dhe Koalicionin Djathtas, pasi e konsiderojnë fushatën e tyre të nisur përpara disa ditësh.

“Mundësia” e Agron Shehajt e ka hapur fushatën rreth orës 08:00 me një tur, ku niset me autobus nga Shkodra dhe duke përfunduar në Sarandë. Ditën e nesërme do të shpalosë programin qeverisës nëse do të arrijë të fitojë zgjedhjet.

Ditën e nesërme do të nisë fushatën “Nisma Shqipëria Bëhet” në orën 18:00 në Vlorë, në sheshin para stadiumit “Flamurtari”.

Partia e Arlind Qorit, “Bashkë”, pritet që ta hapë fushatën në Fier, ditën e diel, ora 10:30, në teatrin “Bylis”.

Koalicioni Euro-Atlantik i Lulzim Bashës do ta nisë fushatën më 12 prill.

Previous Post

Anija italiane me 40 emigrantë mbërrin në Portin e Shëngjinit

Next Post

“As nuk e diskutoj fare që do të jetë socialiste!” Rama: Nuk është e largët dita kur Shqipëria do të ketë gruan e parë kryeministre

Next Post
“As nuk e diskutoj fare që do të jetë socialiste!” Rama: Nuk është e largët dita kur Shqipëria do të ketë gruan e parë kryeministre

"As nuk e diskutoj fare që do të jetë socialiste!" Rama: Nuk është e largët dita kur Shqipëria do të ketë gruan e parë kryeministre

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al