Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PD akuza Pirro Vëngut: Rreth 500 mijë euro për rrethimin e bazës në Mangel shkojnë për familjarët e PS

Editor by Editor
September 14, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
PD akuza Pirro Vëngut: Rreth 500 mijë euro për rrethimin e bazës në Mangel shkojnë për familjarët e PS
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike denoncon një tjetër rast ku edhe tenderat në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë po kthehen në biznes për familjarët e pushtetit. Zëdhënësja për Antikorrupsionin, Genta Vangjeli akuzoi ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu, se dha një tender në Mengël të Elbasanit vetëm për një garues të vetëm me fond limit prej 460 mijë euro. Sipas Partisë Demokratike, shuma u përfitua nga dy kompani të lidhura ngushtë me pushtetin lokal të Partisë Socialiste.

Denoncimi i plotë i PD:

Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga Pirro Vëngu, ka zhvilluar një procedurë të kufizuar për objektin: ‘Ndërtim i rrethimit të jashtëm pjesor, sistemin e vëzhgimit me kamera, rrjetin e ndriçimit perimetral, ndërtimin e portave hyrëse dhe vendqëndrimit të rojeve në pronën nr. 318 dhe nr. 319, Mengël, Elbasan’.

Për këtë tender u të kufizuar u paraqit vetëm një ofertë, dhe pikërisht kjo ofertë u shpall fituese, me vlerën 460 mijë euro – 98% të fondit limit. Bashkimi i operatorëve fitues përbëhet nga dy kompani të lidhura ngushtë me pushtetin lokal të Partisë Socialiste:

Kompania ‘G & M CONSTRUCTION 07’ sh.p.k. në pronësi të Maliq Zotkaj , djali i kryebashkiakut të Poliçanit dhe Oligert Dyrmishi i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të  ndërtimit për ndërtesa dhe punime publike pranë së njëjtës bashki ;

Kompania tjetër ‘ASI-2A CO’ sh.p.k. është  në pronësi të bashkëshortit dhe kunatit të ish-zv/kryetares së Bashkisë Fier, aktualisht këshilltare për çështjet ekonomike pranë së njëjtës bashki znj. Eleni Gjikondaj.

Ky skandal tregon qartë se klientelizmi ka zëvendësuar konkurrencën e ndershme dhe interesin publik, madje edhe në sektorë që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe mbrojtjen.

Partia Demokratike i bën thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë menjëherë këtë procedurë dhe kërkon që praktika të tilla të marrin fund.

Çdo procedurë tenderimi të zhvillohet me konkurrencë të vërtetë dhe në shërbim të interesit publik, mbrojtjes dhe sigurisë, duke ndaluar përdorimin e taksave të qytetarëve shqiptarë për klientët e pushtetit.

Previous Post

Tërheqëse në Itali: Vajza 12-vjeçare abuzohet seksualisht nga një i ri dhe një tjetër adoleshent, videot e saj shpërndahen në rrjetet sociale.

Next Post

Operacioni ndaj skemave piramidale, disa të arrestuar në Fier, Lushnjë e Divjakë

Next Post
Ngjarja që shokoi Fierin: 30-vjeçari dhe dy adoleshentë abuzuan seksualisht me një të mitur! Denoncimi u bë nga…

Operacioni ndaj skemave piramidale, disa të arrestuar në Fier, Lushnjë e Divjakë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al