Thursday, September 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas Meta-s, Snapchat gjithashtu paralajmëron kufizime të kohës së përdorimit për të miturit

timoni.al by timoni.al
September 17, 2026
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Pas Meta-s, Snapchat gjithashtu paralajmëron kufizime të kohës së përdorimit për të miturit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rrjetet sociale po shkojnë drejt një epoke të re kontrolli. Drejtori Ekzekutiv i Snap Inc., Evan Spiegel, deklaroi për BBC se platforma është “e gatshme të zbatojë” kufizime kohore për përdoruesit e rinj dhe adoleshentët. Deklarata vjen ndërsa presioni ndaj gjigantëve të teknologjisë ka arritur kulmin, pas padive të shumta për krijimin e varësisë te të miturit dhe krizës së shëndetit mendor.

Lëvizja e Snapchat ndjek një marrëveshje miliardëshe në Shtetet e Bashkuara, ku Meta – pronare e Instagram dhe Facebook – pranoi të paguante 12.7 miliardë dollarë dhe të vendoste një limit të detyrueshëm ditor prej dy orësh për adoleshentët, pas akuzave se aplikacionet e saj ishin projektuar për të krijuar varësi. Meta më pas bëri thirrje që edhe platformat e tjera të ndiqnin të njëjtin shembull.

I pyetur nëse Snapchat do të vendosë një afat të paracaktuar kohor, Spiegel tha se kjo është një shembull i mirë që ata do të ishin të gatshëm ta zbatonin, por nuk dha një afat kohor për hyrjen në fuqi të vendimit, duke theksuar se çështja po diskutohet brenda kompanisë. Deri tani, Snapchat ka ofruar mjete kontrolli në “Qendrën Familjare”, ku prindërit mund të monitorojnë aktivitetin e fëmijëve të tyre.

Përveç çështjes së kufizimeve kohore, Snap prezantoi edhe syzet e reja inteligjente me Inteligjencë Artificiale, të quajtura Specs. Pajisja kushton 2,195 dollarë në SHBA dhe 1,995 paund në Britani, dhe synon fillimisht zhvilluesit dhe adhuruesit e teknologjisë. Specs mund të transmetojnë video, të japin rekomandime të bazuara në rutinën e përdoruesit dhe të ofrojnë përkthim të drejtpërdrejtë në 60 gjuhë.

Për të shmangur skandalet që kanë përfshirë konkurrentët, si rastet kur qytetarët përdorën pajisje për të filmuar njerëz pa leje, Snap ka vendosur një dritë të bardhë sinjalizuese që ndizet automatikisht sapo pajisja nis të regjistrojë video ose të bëjë foto.

Previous Post

Në Tiranë: 12-vjeçarja abuzohet seksualisht nga tezja dhe djali i hallës; në telefon u gjetën video intime

Next Post

Zgjedhjet në Rusi pa surpriza të mëdha, por Kremlini kërkon sinjal të fortë për Putinin

Next Post
Zgjedhjet në Rusi pa surpriza të mëdha, por Kremlini kërkon sinjal të fortë për Putinin

Zgjedhjet në Rusi pa surpriza të mëdha, por Kremlini kërkon sinjal të fortë për Putinin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al