Friday, May 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Pas Marta Kos, Presidentja e PE-së vlerëson Shqipërinë në rrugën drejt integrimit; Metsola: Është në krye të procesit

timoni.al by timoni.al
April 21, 2026
in LAJME
0
Pas Marta Kos, Presidentja e PE-së vlerëson Shqipërinë në rrugën drejt integrimit; Metsola: Është në krye të procesit
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, ka vlerësuar Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Ajo u shpreh se Mali i Zi dhe Shqipëria janë në krye të procesit të anëtarësimit, duke nënvizuar se perspektiva europiane mbetet shtysa kryesore që orienton zhvillimet politike në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.

Dy ditë më parë, edhe Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, përmendi Shqipërinë si një vend që po përparon në mënyrë të qëndrueshme në procesin e anëtarësimit. Në një intervistë për BBC News, Kos theksoi se Shqipëria po ecën mirë në procesin e integrimit evropian dhe se, gjatë mandatit të saj si komisionere, pritet të ketë anëtarësime të reja në Bashkimin Evropian nëse vendet kandidate vazhdojnë me ritmin e reformave.

Në të njëjtën intervistë, Kos renditi shtetet që po ecin më shpejt në procesin e pranimit, duke thënë: “Kemi Malin e Zi, i cili është më i avancuari. Kemi Shqipërinë, e cila po ecën mirë, si dhe Moldavinë. Pra, këto tre vende dhe ndoshta edhe Ukraina, nëse shtyjnë përpara reformat, shpresoj që gjatë mandatit tim të kemi një shtet të ri anëtar”.

Të dyja deklaratat sqaronin pritshmëritë e institucioneve europiane për progresin e kandidatëve të Ballkanit Perëndimor dhe për rolin kyç të reformave në arritjen e anëtarësimit. Metsola përqendroi vëmendjen te ndikimi i perspektivës europiane mbi zhvillimet politike rajonale, ndërsa Kos theksoi mundësinë konkrete të zgjerimit brenda mandatit të saj, nëse vendet vijojnë reformat e kërkuara.

Previous Post

Detaje të reja nga Podgoricë: Autori vrau tre shokë, mes tyre dy vëllezërit shqiptarë, dhunoi nënën e tij

Next Post

Rrëzohet nisma e PD për heqjen e akcizës së gazit natyror në industrinë prodhuese; Financat: Ligj fundviti

Next Post
Rrëzohet nisma e PD për heqjen e akcizës së gazit natyror në industrinë prodhuese; Financat: Ligj fundviti

Rrëzohet nisma e PD për heqjen e akcizës së gazit natyror në industrinë prodhuese; Financat: Ligj fundviti

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al