Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas Kuranit, Suedia lejon djegien e Biblës dhe Tevratit para ambasadës izraelite. Reagon ashpër Izraeli

Editor by Editor
July 14, 2023
in AKTUALITET, BOTË
0
Pas Kuranit, Suedia lejon djegien e Biblës dhe Tevratit para ambasadës izraelite. Reagon ashpër Izraeli
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kritikat nga vendet myslimane dhe jo vetëm, që dënuan ashpër djegien e Kuranit në Stokholm gjatë festës së Kurban Bajramit nga një irakian i krishterë, duket se nuk kanë ndikuar te Suedia, e cila ka dhënë sërish leje për djegien e dy librave të shenjtë.

Policia e Stokholmit njoftoi të premten se ka autorizuar zhvillimin e një proteste këtë fundjavë para ambasadës së Izraelit, nga një burrë rreth të 30-va që ka deklaruar se dëshiron të djegë Tevratin dhe Biblën si “tubim simbolik për hir të lirisë së fjalës”.

Vendimi vjen pas djegies së Kuranit jashtë një xhamie në Stokholm muajin e kaluar nga një emigrant irakian.

Policia e Stokholmit dha “ok” për protestën dhe në vendim thuhet se tre persona do të marrin pjesë në demonstratën jashtë ambasadës izraelite që do të zhvillohet në orën 13:00.

Edhe pse e drejta për të mbajtur demonstrata publike është e mbrojtur nga kushtetuta në Suedi, dhe policia e kryeqytetit sqaroi për AP, se ata “nuk japin leje për veprime të ndryshme, por për zhvillimin e mbledhjeve publike”, zyrtarët izraelitë kanë bërë thirrje të forta që të ndalet tubimi.

“Si President i Shtetit të Izraelit, unë dënova djegien e Kuranit, të shenjtë për myslimanët në mbarë botën, dhe tani jam i lënduar që i njëjti fat pret një Bibël hebraike, librin e përjetshëm të popullit hebre”, tha Isaac Herzog në një deklaratë.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen tha se ai po u kërkonte zyrtarëve suedezë që “të parandalojnë këtë ngjarje të neveritshme dhe të mos lejojnë djegien e Tevratit“.

Edhe kryerabini i Izraelit, Yitzhak Yosef ka reaguar duke iu lutur mbretit të Suedisë që të ndërhynte, duke dënuar ngjarjen e planifikuar si dhe djegien e fundit të Kuranit përpara një xhamie në Suedi.

“Duke parandaluar që kjo ngjarje të ndodhë, ju do t’i dërgoni një mesazh të fuqishëm botës se Suedia qëndron fort kundër intolerancës fetare dhe se akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri të civilizuar”, shkroi ai.

Previous Post

Çfarë do të ndodhë tani me Ahmetajn? Mesazhet e koduara dhe sa gjasa ka të kërkojë azil për t’i shpëtuar burgut

Next Post

LIVE-Votoi për arrestimin e Ahmetajt, Rama: Dosja ishte voluminoze!

Next Post
LIVE-Votoi për arrestimin e Ahmetajt, Rama: Dosja ishte voluminoze!

LIVE-Votoi për arrestimin e Ahmetajt, Rama: Dosja ishte voluminoze!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al