Monday, August 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Pas drejtuesve të PS, Rama mbledh ministrat në Pogradec: Çfarë pritet të diskutohet

timoni.al by timoni.al
August 24, 2026
in LAJME, POLITIKE
0
Gjashtëorësh mbyllet mbledhja e Ramës me drejtues qarqesh dhe kryetarë komisionesh në Pogradec; zbardhen diskutimet dhe porositë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama vijon serinë e takimeve të punës me strukturat drejtuese të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Pas takimeve me drejtuesit politikë të 12 qarqeve dhe krerët e komisioneve parlamentare, sot në Pogradec do të zhvillohet një tjetër takim me ministrat e qeverisë. Mbledhja, e konceptuar si një “retreat”, do t’i kushtohet bilancit të punës së deritanishme dhe përcaktimit të objektivave e prioriteteve për vitin e dytë të mandatit të katërt qeverisës.

Rama ka zhvilluar më parë mbledhje të ngjashme, kryesisht pas përfundimit të sezonit veror, me qëllim përcaktimin e axhendës politike dhe qeverisëse për muajt në vijim. Një ditë më parë në Pogradec ai zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe dhe me drejtues të komisioneve parlamentare. Në qendër të diskutimeve ishin dokumentet që kreu i qeverisë prezantoi në fund të korrikut, përfshirë “Besa”, që lidhet me qasjen e re të Partisë Socialiste gjatë mandatit të katërt dhe fokusin tek problematikat e qytetarëve.

Në biseda u përfshi edhe “Pasqyrë Albania”, platforma përmes së cilës synohet që shqetësimet e qytetarëve të regjistrohen, të ndiqen dhe të adresohen në kohë reale. Pas takimeve të zhvilluara në Pogradec, vëmendja pritet të zhvendoset drejt fillimit të shtatorit, kur Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare. Ky forum është përdorur në të kaluarën për njoftime të rëndësishme politike, përfshirë edhe ndryshime në përbërjen e qeverisë.

Takimet e aktuale vijnë pas një periudhe të ngarkuar në skenën politike shqiptare, e shoqëruar me protesta disa mujore pranë Kryeministrisë. Sipas njoftimeve, diskutimet dhe vendimet e këtyre ditëve pritet të përcaktojnë drejtimet kryesore të qeverisë dhe të Partisë Socialiste për fazën e ardhshme të mandatit. Top Channel

Previous Post

Detaje të reja nga ngjarja në Malishevë: çifti u gjet në gjendje të rëndë në dhomën e gjumit

Next Post

Tre automjete përplasen në autostradën Levan-Tepelenë; një person i lënduar

Next Post
Tre automjete përplasen në autostradën Levan-Tepelenë; një person i lënduar

Tre automjete përplasen në autostradën Levan-Tepelenë; një person i lënduar

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al