Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

“Pas borisë për t’u lëvizur, viktima filloi të ofendonte”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Pas lënies së makinës, bashkëshorti ndryshoi rrobat, më pas…

timoni.al by timoni.al
February 24, 2026
in Lajmi Fundit
0
“Pas borisë për t'u lëvizur, viktima filloi të ofendonte”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Pas lënies së makinës, bashkëshorti ndryshoi rrobat, më pas...
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkëshortja e Gazment Buçpapaj, autorit të vrasjes së Egli Pashollarit, ka dhënë një deklaratë në lidhje me ngjarjen tragjike. Ajo ka përshkruar ngjarjet e 20 shkurtit 2026, ditën e vrasjes, duke sqaruar se pas përfundimit të orarit të punës, ishte në makinë me bashkëshortin e saj, të cilin e drejtonte ai, duke u nisur nga vendi i punës.

Duke udhëtuar në rrugën “Ylbere Bylykbashi” dhe më pas në “Kongresi i Lushnjës”, Laureta Buçpapaj përshkruan se një automjet gri i kishte bllokuar rrugën. Pavarësisht që Gazmenti iu kishte rënë borisë shoferit të mjetit, ai ishte ofenduar me fjalë të rënda. Çifti kishte vendosur të mos reagonte dhe kishte vazhduar lëvizjen.

Më pas, automjeti gri ka filluar të lëvizë ngadalë përpara tyre, dhe Gazmenti ka insistuar duke i rënë sërish borisë, çka ka bërë që mjeti të ndalonte. Nga automjeti kanë zbritur tre persona, përfshirë një djalë rreth 30 vjeç, me pamje fizike të dobët. Në këto momente, Gazment Buçpapaj ka dalë nga makina dhe ka nisur një përplasje fizike me ta.

Laureta ka ndërhyrë duke shtyrë drejtuesin e automjetit gri dhe një nga shoqëruesit e tij. Pas disa çastesh, ajo ka vërejtur që Gazmenti ishte gjakosur. Çifti është larguar me automjetin e tyre, që e kanë braktisur rreth 50 metra larg vendit të ngjarjes, dhe më pas kanë vazhduar në këmbë drejt rrugës së Kavajës për të marrë taksi në shtëpi.

Pasi kanë mbërritur në banesë, Gazment Buçpapaj ka ndërruar rrobat dhe ka dalë sërish në këmbë drejt qendrës së Tiranës, pa marrë telefonin e tij. Laureta ka përmendur se nuk ka parë në çastin e ngjarjes se bashkëshorti i saj mund të kishte përdorur ndonjë send për të goditur shoferin, por ajo dyshon se mund të ketë qenë një thikë me palosje që kishte parë më parë në makinë.

Previous Post

Prezantimi i Programit të Bashkëpunimit nga Zvicra, Spiropali: Partneriteti me Zvicrën është thelbësor për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Next Post

Krimi në SHBA arrin nivele rekord të ulëta? Trump: Politikat e mia për rendin dhe ligjin janë shkaku

Next Post
Krimi në SHBA arrin nivele rekord të ulëta? Trump: Politikat e mia për rendin dhe ligjin janë shkaku

Krimi në SHBA arrin nivele rekord të ulëta? Trump: Politikat e mia për rendin dhe ligjin janë shkaku

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al