Saturday, September 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas betimit si ministre, Spahiu ndan detyrat te Shëndetësia; nesër në 08:00 hapet zyrë për probleme të qytetarëve

timoni.al by timoni.al
September 11, 2026
in AKTUALITET
0
Pas betimit si ministre, Spahiu ndan detyrat te Shëndetësia; nesër në 08:00 hapet zyrë për probleme të qytetarëve
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas betimit në prani të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, Klodiana Spahiu mori zyrtarisht detyrën e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Në takimin prezantues, në mesazhin e saj të parë si ministre ajo deklaroi se në qendër të punës së saj do të jetë qytetari.

Spahiu njoftoi hapjen e një zyre të dedikuar për publiku, që do të funksionojë që nga ora 08:00 e mëngjesit, me qëllim të adresimit dhe dëgjimit të problematikave që nuk janë zgjidhur më parë. “Duke filluar që nesër do të kemi një zyrë të hapur që në orën 08:00 të mëngjesit, për të adresuar dhe dëgjuar një problematikë që nuk është zgjidhur diku tjetër,” tha ajo, duke theksuar se për këtë qëllim do të angazhohen të gjithë punonjësit e ministrisë. Ministrja shtoi se të njëjtën qasje do ta ndjekin edhe institucionet shëndetësore terciare pranë ministrisë, dhe kërkoi që çdo herë që shfaqen problematika apo mungesa, ato të vijnë duke u pakësuar dhe përmirësuar, pasi ky është një proces në evoluim.

Ajo falënderoi stafet e sistemit shëndetësor për punën dhe kontributin e tyre dhe prezantoi vizionin e saj për drejtimin e sektorit, si dhe vijimin e objektivave për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Spahiu theksoi angazhimin për vendosjen e objektivave konkrete, duke i përcaktuar si afatshkurtra dhe afatmesme, me afate të përcaktuara për realizimin e tyre.

Ministrja përmendi përvojën e saj të gjatë në sektorin e shëndetësisë, duke thënë se ka 13 vite që zhvillon “betejën e shëndetësisë” së bashku me stafin. Ajo vuri në dukje se sfidat janë të shumëfishta dhe identifikoi besimin si sfidën e parë, duke kërkuar që secili nga punonjësit ta ketë rindërtimin e besimit si qëllim kryesor. Klodiana Spahiu, mjeke kardiologe e titulluar “Doktor i Shkencave Mjekësore”, zëvendësoi në detyrë Evis Salën, e cila dha dorëheqjen pak ditë më parë.

Previous Post

Trump në Pentagon, 25-vjetori i sulmeve terroriste: Nuk do ta harrojmë kurrë 11 shtatorin, për këtë arsye luftojmë

Next Post

Djegia e anijes së pasagjerëve në Filipine, numri i viktimave shkon në 35

Next Post
Djegia e anijes së pasagjerëve në Filipine, numri i viktimave shkon në 35

Djegia e anijes së pasagjerëve në Filipine, numri i viktimave shkon në 35

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al