Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas anulimit të filmit vizatimor “Botë e mrekullueshme”, reagon PD: Heronjtë e fëmijëve tanë janë dhe duhet të jenë Skënderbeu, Nënë Tereza dhe jo personazhet gay

Editor by Editor
November 25, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka reaguar për shfaqjen e filmit vizatimor  “Strange World”, ku personazhet kryesorë janë dy djem të vegjël, që dashurohen me njëri tjetrin.

Pas anulimit të kësaj shfaqje nga një nga kinematë e qytetit,  ka ardhur dhe regimi i PD-së, ku ka qenë sekretari për të Drejtat e Njeriut, i cili u ka bërë thirrje prindërve dhe mësuesve që të denoncojnë çdo përpjekje për t’i dhënë legalitet helmit që shpërndahet përmes filmave dhe formave të ndryshme të propagandës nëpër shkollat tona publike dhe private.

Sipas tij propagandës “Soriosiane” me “Prindër 1” dhe “Prindër 2” po i vjen fundi dhe se nuk duhen cënuar vlerat themelore të familjes.

Ai thekson se PD kundërshon çdo lloj propagande të llojit sorosian që promovon “Prindin 1” dhe “Prindin 2”, apo që “të jesh gay është gjëja më normale e mundshme”, “që heronjtë e fëmijëve tanë të jenë gay”, e të tjera devijime kundër familjes tradicionale dhe Krijuesit.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike, si parti e vlerave konservatore, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në mbrojtje të familjes tradicionale, ne jemi të vendosur të kundërshtojmë çdo lloj propagande të llojit sorosian që promovon “Prindin 1” dhe “Prindin 2”, apo që “të jesh gay është gjëja më normale e mundshme”, “që heronjtë e fëmijëve tanë të jenë gay”, e të tjera devijime kundër familjes tradicionale dhe Krijuesit.

Në cilësinë e Sekretarit për të Drejtat e Njeriut në Partinë Demokratike u bëj apel prindërve dhe mësuesve që të denoncojnë çdo përpjekje për t’i dhënë legalitet helmit që shpërndahet përmes filmave dhe formave të ndryshme të propagandës nëpër shkollat tona publike dhe private.

Siç po ndodh këto ditë me filmin “Strange Ëorld”, përkthyer në shqip me titullin “Botë e Mrekullueshme”, që po shfaqet në Kinema Millenium prej disa ditësh.

Heronjtë e fëmijëve tanë, janë dhe duhet të jenë Skënderbeu, Nënë Tereza, Ismail Qemali e plot të tjerë, dhe jo përsonazhet gay të filmit “Botë e mrekullueshme”.

Gjej rast të falenderoj dhe të shpreh solidaritet dhe mbështetje të plotë me “Koalicionin Shqiptarët Pro Familjes dhe Jetës”, si edhe organizatave të tjera të shoqërisë civile që kundërshtojnë me forcë promovimin dhe legalizimin e kësaj propagande, e cila po përpiqet të helmojë njërën prej shtyllave më të forta të shoqërisë shqiptare, Familjen.

Dërgatës së Xhorxh Sorosit në krye të qeverisë shqiptare dhe të Bashkisë së Tiranës po i vjen fundi, ndaj edhe një herë ju bëj thirrje prindërve dhe edukatorëve të denoncojnë pranë Sekretariatit për të Drejtat e Njeriut cdo akt që nxit, inkurajon apo promovon devijimet nga normaliteti, që cënon parimet themelore të familjes, kolonës që ka siguruar mbijetesën historike të kombit tonë.

Ju faleminderit

Previous Post

VIDEO/ Po vjen RENEA! Momenti kur rrethohet laboratori i kokainës në Fier

Next Post

Kokaina në Fier, futbollisti që mori për nuse të bijën e të fortit të Rrugës së Kavajës

Next Post
Kokaina në Fier, futbollisti që mori për nuse të bijën e të fortit të Rrugës së Kavajës

Kokaina në Fier, futbollisti që mori për nuse të bijën e të fortit të Rrugës së Kavajës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al