Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Partia Demokratike kërkesë për informacion SPAK-ut: Sa hetime janë nisur për krimet zgjedhore?

Editor by Editor
April 2, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Partia Demokratike kërkesë për informacion SPAK-ut: Sa hetime janë nisur për krimet zgjedhore?
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Partia Demokratike i ka nisur një kërkesë për informacion Prokurorisë së Posaçme, ku ka kërkuar informacion se sa hetime janë nisur për krimet zgjedhore nga ana e SPAK. Në shkresë, PD shprehet se SPAK ngriti një task forcë të dedikuar për hetimin e krimit zgjedhor në janar 2025 dhe lidhi marrëveshje bashkëpunimi me KQZ-në.

Gjithashtu në kërkesë thuhet se sot që kanë kaluar dy muaj nga krijimi i saj si dhe pak ditë para nisjes së fushatës zyrtare zgjedhore, kërkojnë informacion. Një tjetër pyetje që shtron PD është se sa nga hetimet e nisura janë me iniciativën e SPAK (kryesisht) dhe sa kanë ardhur si rrjedhoje e denoncimeve/ kallëzimeve.

Kërkesa:

Kërkesë për informacion

Nga:

Z. Franci NURI, Drejtues i Departamentit të Drejtesisë në Partinë Demokratike. Me adresë komunikimi: Partia Demokratike, Bulevardi “Zhan d’Ark”, nr. 11, Tiranë dhe E-mail: [email protected]

Baza ligjore:

Ligji Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar; Ligji Nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për Partitë Politike”, i ndryshuar.

Drejtuar:

STRUKTURA E POSAÇME KORRUPSIONIT DHE KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK)

Z. Dumani,

Në janar të vitit 2025 SPAK ka ngritur një task forcë të dedikuar për hetimin e krimit zgjedhor. Gjithashtu, kemi marrë dijeni se SPAK ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me KQZ për hetimin e krimeve zgjedhore. Sot që kanë kaluar dy muaj nga krijimi i saj si dhe pak ditë para nisjes së fushatës zyrtare zgjedhore, kërkojmë informacion për sa më poshtë vijon:

Sa hetime ka nisur SPAK për krime zgjedhore nga janari i vitit 2025 deri në ditën e përgjigjes tuaj?
Sa nga këto hetime i keni nisur me iniciativën tuaj (kryesisht) dhe sa kanë ardhur si rrjedhoje e denoncimeve/ kallëzimeve?
Duke ju falenderuar,

DREJTUESI I DEPARTAMENTIT TË DREJTËSISË NË PARTINË DEMOKRATIKE

Franci NURI

Previous Post

FOTO/ Vrau shqiptaren dhe trupin e saj e fshehu në një valixhe, ja kush është ish-i dashuri i 22-vjeçares Ilaria Sula

Next Post

“Nuk pranoni realitetin, jeni më pak të besueshëm se në 2013!” Rama-komentuesit: Shkop magjik nuk ka, por çfarë është bërë në 3 mandate nuk është investuar në dekada

Next Post
“Nuk pranoni realitetin, jeni më pak të besueshëm se në 2013!” Rama-komentuesit: Shkop magjik nuk ka, por çfarë është bërë në 3 mandate nuk është investuar në dekada

"Nuk pranoni realitetin, jeni më pak të besueshëm se në 2013!" Rama-komentuesit: Shkop magjik nuk ka, por çfarë është bërë në 3 mandate nuk është investuar në dekada

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al