Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Parkimet e dyfishta/ Rama dha urdhër në shkurt, zbatimi ‘nis’ në korrik

Editor by Editor
July 10, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Parkimet e dyfishta/ Rama dha urdhër në shkurt, zbatimi ‘nis’ në korrik
0
SHARES
91
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Parkimi i makinës në Tiranë dhe në çdo qytet tjetër në vend, është një problem që nuk ka marrë kurrë zgjidhje nga autoritetet. Kjo për shkak të mungesës së parkimeve publike dhe private në vend. 

Ndërkohë që të gjendur në këto kushte, qytetarët vendosin që të parkojnë në mënyrë të dyfishtë në mes të rrugës. Ky problem është prekur nga vetë Rama disa muaj më parë, konkretisht më 26 shkurt, gjatë një inspektimi në zonën e Avni Rustemit. Rama në fjalën e tij, ka theksuar se parkimi i dyfishtë do të konsiderohet bllokim rruge dhe vepër penale.    

“Domethënë parkimi i dyfishtë duhet të konsiderohet bllokim rruge dhe hyn në të tjera vepra të Kodit, shkon në Kod Penal, kështu që, vetëm kështu arrijmë të dekurajojmë më shumë makinat dhe të lehtësojmë më shumë këmbësorët dhe të nxisim më shumë ecjet”, tha Rama.

Por kjo fjalë e Ramës, duket se ka rënë në vesh të shurdhët deri më tani. Vetëm ditën e sotme, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda ka deklaruar se qytetarët që parkojnë në mënyrë të dyfishtë do të përballen me ligjin, pasi kjo do të konsiderohet si vepër penale. 

“Parkimi i dyfishtë në rrugë nuk do të konsiderohet më si një “shkelje e lehtë” thjesht administrative, por si një bllokim i kalimit të mjeteve që cenon sigurinë e qytetarëve dhe kufizon dhunshëm të drejtën e tyre për të lëvizur lirisht. Strukturat policore do të kryejnë veprimet hetimore duke e trajtuar parkimin e dyfishtë si vepër penale bazuar në nenin 293 të Kodit Penal. Ky fenomen i shëmtuar dhe i rrezikshëm do të zhbëhet, me çdo kusht,” tha Proda.

Janë dashur disa muaj që nga urdhëri i parë i Ramës për parkimet e dyfishta në rrugë, që Proda të nis ta zbatojë. Por edhe me këtë urdhër, ende nuk dihet se si do zgjidhet problemi i parkimit në qytete, për shkak të numrit të pakët të parkimeve publike dhe private.

Previous Post

Vrasja e 23-vjeçari në Mat, shoqërohen 4 persona! Viktima i përfshirë në trafikun e drogës

Next Post

Shitën 832 kg kokainë, Encrochat fundos organizatën kriminale shqiptare

Next Post
Shitën 832 kg kokainë, Encrochat fundos organizatën kriminale shqiptare

Shitën 832 kg kokainë, Encrochat fundos organizatën kriminale shqiptare

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al