Sunday, May 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Parakalim i gabuar me makinën e policisë, nën hetim efektivi dhe shefi i Komisariatit të Matit

Editor by Editor
March 22, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Parakalim i gabuar me makinën e policisë, nën hetim efektivi dhe shefi i Komisariatit të Matit
0
SHARES
39
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas denoncimit të qytetarëve se një automjet i policisë ka kryer parakalim të gabuar në tunelin e Murrizit, Policia Rrugore e Dibrës ka marrë masa, duke ndëshkuar efektivin që drejtonte automjetin e uniformave blu.

“Në lidhje me një video të postuar në rrjetin social “JOQ Albania”, ku shfaqet një automjet policie duke kryer parakalim brenda  tunelit të Murrizit, menjëherë është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit të Policisë së Komisariatit të Policisë Mat, punonjësi i Policisë, Inspektor  A.S. Për shkeljen e kryer, Policia Rrugore e Dibrës i ka vendosur masën administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj dhe drejtuesit të automjetit i janë zbritur 15 pikë nga Leja e Drejtimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu për shkak të shkeljes së rëndë të kryer, për efektivin e Komisariatit të Matit ka nisur edhe një hetim disiplinor.

“Për këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nisur nga fakti që shkelja është kryer nga punonjësi i policisë dhe me automjet të policisë, shkelje e cila ka impakt tek qytetarët dhe cënon imazhin e Policisë së Shtetit, ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e hetimit disiplinor për drejtuesin e automjetit dhe për shefin e Komisariatit të Policisë Mat, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin e konstatuar në shkelje”, thuhet më tej në njoftim.

Hetimit disiplinor do t’i nënshtrohet edhe shefi i Komisariatit në fjalë, pasi ai ka qenë duke udhëtuar me automjetin në fjalë, në momentin kur inspektori me iniciale A.S kreu parakalimin e gabuar.

“Drejtoria e Standardeve Profesionale në zbatim të Nenit 121, Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit” ka nisur hetimin disiplinor ndaj drejtuesit të mjetit Inspektor A.S., dhe Kryekomisar E.S., me detyrë shef i  Komisariatit të Policisë Mat, për shkelje të rëndë: “kryerja e veprimeve që cënojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi” dhe “Keqpërdorimi i atributeve/ kompetencave të policisë”, sqarohet në përfundim.

Previous Post

Hetimi nisi pas arrestimit të një shqiptari në 2023, shkatërrohet banda e drogës në Itali, në pranga 9 persona

Next Post

Një eliminim i dyfishtë sonte nga ‘Big Brother’ kap të papërgatitur banorët

Next Post
Një eliminim i dyfishtë sonte nga ‘Big Brother’ kap të papërgatitur banorët

Një eliminim i dyfishtë sonte nga ‘Big Brother’ kap të papërgatitur banorët

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al