Friday, July 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Paketa e Maleve, Rama pyet ChatGPT ligjin: S’krijon rrugë për investitorë të mëdhenj, por për njerëz mbi truall

timoni.al by timoni.al
July 24, 2026
in LAJME, POLITIKE
0
Paketa e Maleve, Rama pyet ChatGPT ligjin: S’krijon rrugë për investitorë të mëdhenj, por për njerëz mbi truall
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama pyeti ChatGPT për ligjin e “Paketës së Maleve” dhe ia kërkoi shpjegimin. Sipas ChatGPT, kritikat që pretendojnë se ligji është bërë për oligarkë, të huaj ose të pasur nuk qëndrojnë kur lexohet përmbajtja e ligjit. Ligji nuk krijon rrugë të reja për investitorë të mëdhenj; synon të ofrojë mekanizma për njerëzit që prej dekadash jetojnë e punojnë tokën e trashëguar pa mundur ta formalizojnë atë për shkak të historisë së regjimit komunist, tranzicionit dhe legjislacionit ekzistues të tokës. Kushti kryesor i ligjit është posedimi faktik shumëvjeçar i tokës (p.sh. të paktën 10 vjet), një kriter që shumica e investitorëve të huaj nuk mund ta plotësojnë, dhe i cili përjashton kategorinë e huaj si të privilegjuar.

ChatGPT rrefuzon tezën se ligji favorizon vetëm të pasurit; nënvizohet se personat me kapital të madh mund të investojnë edhe pa këtë paketë, ndërsa ligji është i domosdoshëm për familjet që kanë kullë, stan, fermë ose truall të trashëguar por pa titull, duke u mundësuar të marrin kredi, të ndërtojnë ligjërisht, të zhvillojnë agroturizëm dhe të lënë siguri juridike trashëgimtarëve. Në lidhje me çmimin simbolik 1 euro, shpjegohet se shteti nuk shet tokë për të mbledhur para, por ia jep me kontratë ligjore poseduesit shtetëror; pasi ai realizon ndërtimin, hipotekon edhe pronën — instrument i përdorur edhe në vende të tjera për të zhvilluar zona të braktisura.

Ligji nuk fal tokën automatikisht: aplikuesi duhet të provoje posedimin, të verifikohet ligjshmëria, të miratohet projekti, të përmbushen kushtet kontraktore dhe të realizohet investimi; në të kundërtën, toka mbetet shtet. Paketë nuk synon vetëm resorte të mëdha; projektet e synuara përfshijnë agroturizëm, bujtina, ferma, punishte artizanale, përpunim produktesh vendase, aktivitete sportive e natyrore dhe turizëm familjar — fokus në ekonominë lokale. Ligji nuk shpronëson pronën private të regjistruar, por operon mbi prona shtetërore me posedues faktik ose mbi situata pa titull formal, duke lënë konfliktet e pronësisë për zgjidhje sipas mekanizmave ligjorë përkatës. Në thelb, Paketa e Maleve synon të kthejë tokën e paprojektuar dhe kapitalin e fjetur në ekonomi reale e jetesë të rikthyer në zonat malore.

Previous Post

Kosova përplaset me ndërkombëtarët – dështon mbledhja për gjyqtarët serbë, presidentja në detyrë reagon ashpër ndaj aleatëve

Next Post

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi mësyn pa lajmëruar, takim me Kurtin në zyrë, zbulohet arsyeja

Next Post
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi mësyn pa lajmëruar, takim me Kurtin në zyrë, zbulohet arsyeja

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi mësyn pa lajmëruar, takim me Kurtin në zyrë, zbulohet arsyeja

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al