Friday, July 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara dyfishohen, njihen kontributet e 14 mijë ndihmësve personalë

timoni.al by timoni.al
July 9, 2026
in KRYESORE
0
Pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara dyfishohen, njihen kontributet e 14 mijë ndihmësve personalë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi një bashkëbisedim me prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Qendrën e Shërbimeve Komunitare të Integruara në Prush, ku prezantoi masat e reja të miratuara nga Qeveria në mbështetje të personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre. Ato përfshijnë dyfishimin e pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njohjen e periudhave kontributive për ndihmësit personalë, të parashikuara në programin qeverisës “Shqipëria 2030” si pjesë e politikave për forcimin e mirëqenies sociale dhe mbështetjes së familjeve.

Sipas Akstit Normativ nr. 2, datë 30.06.2026, janë siguruar fondet për zbatimin e këtyre masave. Nga 1 korriku 2026 do të dyfishohet pagesa mujore për 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara, ndërsa do të njihen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 14 mijë ndihmës personalë, të cilët kujdesen për fëmijë dhe të rritur me aftësi të kufizuara.

Ministrja Sala tha se për herë të parë mbështetja shtrihet në mënyrë gjithëpërfshirëse për të gjithë ndihmësit personalë, pa dallim diagnoze apo moshe të personit që përfiton kujdes, duke garantuar trajtim të barabartë dhe më shumë siguri sociale për familjet. Gjatë takimit, ajo vlerësoi modelin e Qendrës së Shërbimeve Komunitare të Integruara në Prush si një shembull të shërbimeve sociale të ofruara pranë komunitetit, që ndihmojnë përfshirjen, rehabilitimin dhe zhvillimin e potencialit të çdo fëmije.

Këto masa financohen si pjesë e rritjes me 8.9 miliardë lekë të Buxhetit 2026 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e përshkruar si rritja më e madhe buxhetore në historinë e institucionit. Sipas tekstin e bërë publik, kjo rritje buxhetore mundëson zgjerimin e mbështetjes sociale, vijimin e politikës së rritjes së pagave në sistemin shëndetësor dhe investime të reja në shërbimet publike.

“Objektivi ynë është që çdo person me aftësi të kufizuara dhe çdo familje të ndiejë mbështetje konkrete nga shteti, përmes politikave që garantojnë dinjitet, përfshirje dhe mundësi të barabarta,” u shpreh Ministrja Sala.

Previous Post

Tronditëse në SHBA: Foshnja 18-muajshe shpallet e vdekur, por gjendet e gjallë në morgun e spitalit në Arizona

Next Post

Në Shqipëri anti‑Trumpistët përplasen me presidentin e SHBA; Protestat në Tiranë, Rama: Nuk kam frikë nga turma

Next Post
Kërkesat për qeveri tranzitore 12-mujore, Rama: Zëdhënësi i interesave të Iranit e lexoi; PS del më e fortë

Në Shqipëri anti‑Trumpistët përplasen me presidentin e SHBA; Protestat në Tiranë, Rama: Nuk kam frikë nga turma

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al