Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë në javët e fundit

Editor by Editor
July 10, 2025
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
Osmani në SHBA: Trump parandaloi një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë në javët e fundit
0
SHARES
27
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHBA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

“Ai (Trump) është shumë i qartë në deklaratën e tij se po flet për javët e fundit”, tha presidentja Osmani, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për zhvillime të vitit 2023 apo 2020, por për zhvillime shumë, shumë të vona.

Ajo i bëri komentet gjatë një ligjërate në Uashington, ku, po ashtu, rikujtoi sulmin e shtatorit 2023 në Banjskë, duke e cilësuar atë si një “akt agresioni” nga Serbia “të përgatitur tërësisht brenda Serbisë”.

“Ndaj, nuk duhet ta mohojmë mundësinë, sepse ka ndodhur më parë”, tha Osmani, duke iu referuar sulmit të armatosur të një grupi serbësh kundër Policisë së Kosovës, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Meqenëse ka ndodhur më parë, parandalimi dhe frenimi janë thelbësorë. Dhe, ndonjëherë, parandalimi dhe frenimi kërkojnë më shumë sesa vetëm praninë e ushtrisë. Kërkojnë edhe udhëheqje politike. Duhet një telefonatë, një paralajmërim, dhe kjo është pikërisht ajo që ndodh kur Amerika merr një rol udhëheqës”, u shpreh ajo.

Në fjalën e saj, presidentja Osmani paralajmëroi se rreziqet nga Serbia janë të vazhdueshme dhe tha se ato nuk duhen nënvlerësuar. Për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “ka mbetur i ngujuar në mendësinë e viteve ’90” dhe se dëshmi për këtë është sulmi i vitit 2023 në Banjskë.

Ajo tha se Kosova punon ngushtë me të gjitha nivelet e Qeverisë amerikane qoftë në fushën e sigurisë dhe inteligjencës, të mbrojtjes apo të politikës me synimin që “së bashku të mbrojmë dhe ruajmë paqen”.

“Ne kemi institucionet tona që po bëjnë një punë të shkëlqyer në mbledhjen e informacioneve dhe punojmë me partnerë individualë, për të konfirmuar informacionet që mbledhin institucionet tona. Pra, nuk jemi kurrë vetëm”, tha Osmani.

Njëkohësisht, ajo vlerësoi edhe ushtarët e misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë, duke thënë se ata bëjnë “një punë të shkëlqyer në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit”. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përmendur disa herë ndërmjetësimin e tij në raportet mes Kosovës dhe Serbisë si shembull të rolit të SHBA-së në parandalimin e konflikteve.

Kosova dhe Serbia, gjatë mandatit të parë të presidentit Trump, në shtator të vitit 2020, nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë Marrëveshjen e Uashingtonit për normalizim ekonomik, në praninë e tij. Kjo marrëveshje, e cila përfshinte edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk është zbatuar në tërësi./REL

Previous Post

Palasa e zaptuar, Thethi i shembur/ Si Edi Rama dhe Samir Mane ndajnë Shqipërinë midis tyre! Kur do futen fadromat në “Green Coast”

Next Post

Ndërtimet në Theth/ Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, kërkon nisjen e procedimit disiplinor për Elsa Gjelin

Next Post
Ndërtimet në Theth/ Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, kërkon nisjen e procedimit disiplinor për Elsa Gjelin

Ndërtimet në Theth/ Ministri i Drejtësisë dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, kërkon nisjen e procedimit disiplinor për Elsa Gjelin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al