Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Orban: George Soros nxitës i luftës në Ukrainë

Editor by Editor
June 10, 2022
in AKTUALITET, BOTË
0
Orban: George Soros nxitës i luftës në Ukrainë
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka renditur financierin miliarder George Soros në mesin e ‘nxitësve të luftës’ në Ukrainë.

Në një intervistë me radion Kossuth të premten, Orban tha se vetëm paqja do e frenonte inflacionin dhe do shpëtonte ekonominë nga goditjet e mëtejshme, por pranoi se Ukraina kishte ‘të drejtën të mbrohej’.

Ai tha gjithashtu se Hungaria ishte pothuajse i vetmi vend që dëshironte paqen. Në të vërtetë, Budapesti, ndryshe nga shumica e kryeqyteteve të tjera evropiane, ka kundërshtuar të dërgojë armë në Ukrainë.

“Ne duhet të financojmë paqen, jo luftën.” – shpjegoi Orban.

Megjithatë, ai theksoi se kishte njerëz që ishin të interesuar për të zgjatur konfliktin.

“Tashmë është e qartë se ka qarqe biznesi që janë të interesuara për këtë luftë. George Soros i simbolizon ato. Ai flet hapur për nevojën e zgjatjes së luftës. Këta janë nxitës të luftës që duan të fitojnë para nga lufta.” – tha kryeministri, duke shtuar se këta ‘nxitës’ duhet të mbajnë përgjegjësi.

Muajin e kaluar, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Soros tha se ofensiva ushtarake ruse në Ukrainë ‘mund të jetë fillimi i Luftës së Tretë Botërore dhe qytetërimi ynë mund të mos i mbijetojë asaj’. Ai gjithashtu pohoi se ‘mënyra më e mirë dhe ndoshta e vetmja për të ruajtur qytetërimin tonë është të mposhtim Putinin sa më shpejt të jetë e mundur’.

Orban ka qenë prej kohësh një nga kritikët më të ashpër të Soros. Në vitin 2020, kryeministri hungarez e quajti miliarderin ‘njeriu më i korruptuar në botë’, ai që dyshohet se kishte ‘një listë të gjatë politikanësh, gazetarësh, gjykatësish, burokratësh dhe agjitatorësh politikë të maskuar si anëtarë të organizatave të shoqërisë civile’ në listën e tij të pagave.

Në vitin 2017, Orban dhe Soros shkëmbyen komente armiqësore. Orban ka akuzuar Sorosin se po përpiqet të shkatërrojë Hungarinë dhe Soros, nga ana tjetër, ka pohuar se qeveria e Orbanit ‘i shtyp njerëzit më shumë sesa gjatë pushtimit sovjetik’.

Previous Post

Shqipëria pa gjunjë, Izraeli përmbys golin e Brojës dhe largohet me 3 pikë

Next Post

Humbja me Izraelin, Hysaj: Nuk e kuptoj pse gabojmë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Botërori 2026: Irani shuan ëndrrat e ripranimit të Italisë — Jemi gati për pjesëmarrjen e skuadrës kombëtare

April 22, 2026
Policia Kufitare ndalon 16 emigrantë të paligjshëm të strehuar në një ndërtesë të braktisur në Korçë.

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, qëllohet drejt një automjeti; policia: autorët babai dhe dy djemtë

April 22, 2026
64 artistë në PranverArt, ekspozita në Tiranë sjell punime të reja deri më 28 prill; galeria drejt zhvendosjes

Zyrtare: Gjermania pëson humbjen e parë para Botërorit, Serge Gnabry humbet Kupën e Botës

KRYESORE

by timoni.al
April 22, 2026
0

Irani deklaron se është plotësisht i gatshëm për pjesëmarrjen e kombëtares së tij të futbollit në Botërorin e këtij viti,...

Read moreDetails
Policia Kufitare ndalon 16 emigrantë të paligjshëm të strehuar në një ndërtesë të braktisur në Korçë.

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, qëllohet drejt një automjeti; policia: autorët babai dhe dy djemtë

April 22, 2026
64 artistë në PranverArt, ekspozita në Tiranë sjell punime të reja deri më 28 prill; galeria drejt zhvendosjes

64 artistë në PranverArt, ekspozita në Tiranë sjell punime të reja deri më 28 prill; galeria drejt zhvendosjes

April 22, 2026
Zyrtare: Gjermania pëson humbjen e parë para Botërorit, Serge Gnabry humbet Kupën e Botës

Zyrtare: Gjermania pëson humbjen e parë para Botërorit, Serge Gnabry humbet Kupën e Botës

April 22, 2026
KMSH distancohet: në kopsht predikime fetare, fëmijëve nën 6 vjeç u mësohet Kurani dhe reklamohen në rrjete sociale

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Botërori 2026: Irani shuan ëndrrat e ripranimit të Italisë — Jemi gati për pjesëmarrjen e skuadrës kombëtare

Botërori 2026: Irani shuan ëndrrat e ripranimit të Italisë — Jemi gati për pjesëmarrjen e skuadrës kombëtare

April 22, 2026
Policia Kufitare ndalon 16 emigrantë të paligjshëm të strehuar në një ndërtesë të braktisur në Korçë.

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, qëllohet drejt një automjeti; policia: autorët babai dhe dy djemtë

April 22, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al