Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Operacioni i SPAK/ Zbardhet emri i personit të shpallur në kërkim, konfirmohet sot masa e sigurisë për 6 të arrestuarit e tjerë

Editor by Editor
July 27, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Operacioni i SPAK/ Zbardhet emri i personit të shpallur në kërkim, konfirmohet sot masa e sigurisë për 6 të arrestuarit e tjerë
0
SHARES
31
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Personi i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të Prokurorisë së Posaçme për goditjen e rrjetit ndërkombëtar të trafikut të drogës është identifikuar si Elidon Skëndaj. Ai njihet edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj. Sipas raportimeve, dyshohet se Skëndaj është larguar jashtë vendit dhe strehohet në Dubai.

Ndërkohë ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca për konfirmimin e masës së sgurisë për gjashtë të arrestuarit e tjerë: Artur dhe Klevis Hoxhosmanin, Ermir Ndrejajn, Ilir Lloshajn, Erjon Alibejn dhe Plarent Dervishajn. Këta dy të fundit janë njohur në qeli me masën tjetër të arrestit, pasi po hetohen për disa vepra të tjera të rënda penale, si vrasje dhe atentate mafioze. Alibej është gjithashtu i penduar i drejtësisë dhe po zbardh detaje për disa nga atentatet mafioze më të bujshmë në vend.

Prokuroria e Posaçme doli me njoftim zyrtar lidhur me aksionin për goditjen e trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. SPAK ka bërë me dije se nën hetim lidhur me aksionin janë 16 persona, ndërsa janë sekuestruar 6 ton kokainë me vlerë 411 milionë euro. Në njoftimin e SPAK thuhet se aktiviteti i këtij grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është bërë në disa episode të zhvilluara kryesisht gjatë periudhës 2020–2021. 

Për fshehjen e drogës përdoreshin mënyra të ndryshme, si për shembull fshehje në paleta me dru (Belgjikë, Francë), kuti me banane (Holandë) dhe thasë me kokrra kakaoje (Rotterdam), duke e maskuar kështu si mall tregtar për të shmangur kontrollin doganor. Lidhur me organizimin e grupit kriminal thuhet se secili anëtar kishte role të specializuara, ndërsa në krye të organizatës qëndronin drejtuesit dhe financuesit të cilët jo vetëm porosisnin dhe financonin ngarkesat me drogë, por gjithashtu koordinonin rrugët, pikët e kontaktit dhe operacionet logjistike. Bëhet gjithashtu me dije se çdo komunikim mes tyre bëhej nëpërmjet një komunikimi të koduar, aplikacionit Sky/ECC, ku përdoruesit mbuloheshin pas pseudonimesh dhe kodeve PIN. Për kryerjen e pagesave, grupi kishte zbatuar një metodë të sofistikuar për të shmangur sistemin bankar tradicional: sistemin informal të pagesës Hawala. 

Sipas SPAK, grupi kriminal kishte gjithashtu akses në infrastrukturën doganore përmes lidhjeve me individë të përfshirë në porte apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Previous Post

A do të arrihet një marrëveshje tregtare BE-SHBA? Von der Leyen zhvillon sot takim me Trump në Skoci

Next Post

Pamjet e rënda/ I solli një bidon ujë tepër, ish-shefi i qarkullimit të Vlorës dhunon kamerierin, i bashkohet edhe një person me precedentë kriminale

Next Post
Pamjet e rënda/ I solli një bidon ujë tepër, ish-shefi i qarkullimit të Vlorës dhunon kamerierin, i bashkohet edhe një person me precedentë kriminale

Pamjet e rënda/ I solli një bidon ujë tepër, ish-shefi i qarkullimit të Vlorës dhunon kamerierin, i bashkohet edhe një person me precedentë kriminale

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al