Kryeprokurori i Barit njoftoi zbulimin e disa ngjarjeve kriminale, përfshirë një vrasje dhe një bashkëpunim mes grupeve mafioze, si dhe përmendi një vrasje të regjistruar në rajonin e Pulias që sipas tij tregon zgjerimin e mafias shqiptare në territorin italian. Ai theksoi gjithashtu masat e marra nga SPAK për sekuestrim të parave dhe pasurisë dhe falënderoi për arrestimin e një personi që ishte i kërkuar në Shqipëri dhe në Itali. Përmendet edhe bashkëpunimi me Eurojust, që sipas tij zgjat prej 10 vitesh dhe do të vazhdojë.
Një tjetër zyrtar, duke komunikuar rezultatet e operacionit të përbashkët midis prokurorisë së përgjithshme dhe antimafies së Barit, njoftoi se gjatë hetimeve janë caktuar 15 masa sigurimi, prej të cilave 10 janë dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë në Tiranë. Gjatë hetimeve paraprake janë sekuestruar në total 1 milionë euro para cash. Pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të tjera, përfshirë shoqëri tregtare, automjete dhe llogari bankare, që dyshohet se burojnë nga aktivitetet kriminale.
U theksua se ky rezultat vjen si vazhdimësi e një bashkëpunimi të mëparshëm mes policisë së Barit dhe SPAK-ut. Në lidhje me operacionet e mëparshme u përmend se rreth 170 persona janë dënuar penalisht, prej të cilëve 145 kanë marrë dënime të konsiderueshme, rreth 12–15 vite burg.
Në emër të SPAK-ut, Braho shprehu vlerësimin për autoritetet italiane, veçanërisht Prokurorinë e Barit dhe strukturat e specializuara anti-mafia, si dhe për Eurojust dhe hetuesit që kontribuan në këtë dhe hetimet e mëparshme. Ai gjithashtu falënderoi Drejtorinë e Policisë së Shtetit në Shqipëri për bashkëpunimin.

